• |
ide | kryesore

Arrestohet aktori turk, dënohet për…

Paparazzi, Slider



Aktorët e njohur turk, Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca si dhe këngëtari Cenk Eren janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me nga 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.

Aktorët ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion anti-drogë në Stamboll, në janar të vitit 2013, ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kusht.

Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6 vitesh.n Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, megjithëse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

27-vjeçari Ulusoy, i cilinjihet në Shqipëri për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, transmetuar në Klan Plus, aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”.

Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *