• |
ide | kryesore

Astrit Patozi thirrje KQZ-së: Ndalni komisionerët e PD-së në zgjedhje, janë ‘Kal Troje’ për procesin

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor. Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.

Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.
Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që, mesa duket, e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha. Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.



9 Comments

  1. Shqupistave po ju ik treni. Nuk lane gjo pa thone per ket e per gocen e prijsit lexhendar, e tani i vje idhet kur ky do me u fut ne zgjedhje.
    Jeni bo me keq se Sahit bufe kurva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *