• |
ide | kryesore

Chelsea, shpenzime të çmendura nëse hiqet bllokimi i merkatos: Cavani, Coutinho e…

Sport



Këtë vit merkaton e Chelsea do ta vendosë FIFA. Por organizmi më i rëndësishëm i futbollit nuk do të përcaktojë cfarë lloj blerjesh do të bëjë klubi i Abramovich, por direkt …nëse Blues mund të marrin marrin ndonjë lojtar në Stamford Bridge. Bllokimi i bërë për shkak të parregullsive në transferimin e lojtarëve minorenë duhet të konfirmohet ose të rrëzohet në një kohë të shkurtër e nga ky vendim varet e ardhmja e skuadrës së Maurizio Sarri. Londinezët sigurisht shpresojnë një zgjidhje pozitive, për më tepër që Blues janë gati të shpenzojnë shumë për disa blerje super të shtrenjta.

BBC ka zbuluar planet e Chelsea nëse klubi do të evitojë bllokimin. Një ngjarje me probabilitet jo të lartë për tu realizuar, aq sa është gati plani B. “Chelsea ka nevojë të dëshpëruar për një qendërsulmues. E nëse bllokimi i merkatos do të konfirmohet, do të bëhet kthimi nga huazimet i Batshuayi e Abraham e rinovimi automatik për një vit i kontratës së Giroud”. Sigurisht jo emra të mëdhenj për të ekzaltuar tifozët, por me dënimin e FIFA, është më e mira që klubi mund të bëjë.

Por nëse dënimi evitohet, sipas BBC në Stamford Bridge do të nisin shpenzimet e cmendura. Duhet një qendërsulmues? “Flitet për Cavani, që është grindur me Neymar”. Jo keq si emër … “Pastaj nëse duhet të largohet Hazard, idea është të sjellin në Londër Marco Asensio. Por nuk është e thënë se Hazard do të largohet e sidoqoftë në rast shitje të numrit 10, emri i zëvendësuesit do të jetë ai i Coutinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *