• |
ide | kryesore

“Cigan m…”: Mihajlovic ofendohet dhe përplaset me një polic

Sport



Jo vetëm përplasje mes policisë dhe ultrasve të Lazios, sepse vigjilja e finales së Kupës së Italisë mes bardhekaltërve e Atalanta është karakterizuar edhe nga tërbimi i Sinisa Mihajlovic, i ndaluar nga disa agjentë ndërsa kërkonte të reagonte në mënyrë të vendosur ndaj një fyerje që i drejtohej atij (“cigan m…”). E ofendimi ka ardhur pikërisht nga një agjent me uniformë, sipas asaj që ka saktësuar vetë serbi me gruan e tij në Instagram.

Tekniku ishte në makinë i drejtuar për në Olimpico me Drejtorin Sportiv të Bolonjës, Bigon, e avokatin e klubit. Të tre kanë kërkuar informacion për rrugën e kalimit, përmes pikave të kontrolleve dhe në atë moment ka nisur debati: polici është përgjigjur keq ndaj Mihajlovic, që reagoi dhe pastaj u ofendua nga agjenti me fjalët (“Cigan m…”) që ka shkaktuar tërbimin e teknikut, që ka zbritur nga makina për tu konfrontuar me policin.

Konfirmimin për këtë version të ngjarjes e ka dhënë edhe e shoqja Arianna Rapaccioni, në Instagram: “Ai që ofendoi Sinisa Mihajlovic nuk ishte një tifoz bardhekaltër, skenar që nuk lidhej me imazhin që ka lënë serbi në kohën kur luante për Lazio, por një përfaqësues i forcave të rendit, i angazhuar në pikat e kontrollit në stadiumin Olimpico. Pas një debati të shkurtër, personi në fjalë përdori epitetin “cigan”, e aty erdhi edhe reagimi i teknikut kuqeblu, që u largua më pas nga katër policë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *