• |
ide | kryesore

Ferguson dhe… brisku: Beckham rrëfen kur skocezi e detyroi të qethej zero!

Sport



David Beckham ishte një nga lojtarët më sensacionalë në futboll e deri më sot nuk ka një trashëgimtar. Sigurisht, pavarësisht se ishte një lojtar i pajisur me aftësi të jashtëzakonshme teknike, një përqindje e hiper-popullaritetit të tij i falet pamjes së tij fizike dhe stilit të tij. Për vite me radhë numri 7 i United ishte i preferuari i kronikave sportive e gossip, për shkak të imazhit të tij, ndonjëherë edhe ekstravagant. Por pas periudhës së Beckham me kokën të rruar (që krijoi modën e kokës së rruar) është një stil i pazakontë: Sir Alex Ferguson.

Bëhet fjalë për një episod në të cilin Spice Boy shpjegon ngjarjen, që i takon ndeshjes së Charity Shield të vitit 2000 kundër Chelsea. Beckham kishte shkuar me një prerje të re flokësh, por nga frika se mos shihej me sy të keq nga trajneri kishte vendosur ta fshihte me një kapele. “U futa në dhomat e zhveshjes e ai nuk e kishte parë ende modelin sepse kisha frikë tia tregoja. Deri një ditë përpara kisha shkuar në stërvitje me kapele, isha stërvitur, kisha shkuar në hotel, darkë, mëngjes, në autobus për të shkuar në stadium, gjithë kohën me kapele në kokë. Pastaj u përgatita për ndeshje dhe e hoqa kapelen, por…“

‘Shko të rruhesh!’ Buzëqesha, por ai: ‘jam serioz, shko prite atë kreshtë!’ Kështu që mu desh të gjeja një brisk e i bëra flokët zero në Ëembley. Trajneri ka gjithnjë të drejtë“. Kështu, në nivel ndërkombëtar, Sir Alex është i njohur si një nga ata trajnerë përballë të cilëve duhet të heqësh kapelen… por duke dëgjuar Beckham ndoshta nuk është ide e mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *