• |
ide | kryesore

Flet Rama: E vërteta e përgjimit për zgjedhjet në Dibër që publikoi “Bild”

Lajme, Të fundit



Gazeta gjermane “Bild” në shkrimin e saj që tronditi politikën në Tiranë nxorri për herë të parë edhe një përgjim i një telefonate të kryeministrit Rama pas zgjedhjeve në Dibër.

“Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: “Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar”. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’ – thuhet në shkrim.

Për këtë çështje është pyetur në emisionin “Opinion” edhe kryeministri Edi Rama.

“Për përgjimin e Dibrës? Bild është një tabloid, por unë nuk kam gjë me të. Asgjë. Këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Basir Çollaku. Bild ka bërë një publikim bazuar mbi këto burime. Njëri i TV Shijakut dhe tjetri i “filxhan partisë”.

Gazetari i Bild ka marrë këto burime dhe ka bërë shkrimin. A është bërë kjo bisedë? Nëse nga mijëra apo dhjetëra mijëra biseda që bëj, unë nuk mundem të mbaj mend një fjali që mund të kem thënë.

Kurrë. Kurrë. Kurrë. Nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto psillëqe. Asnjëherë. Asnjëherë për asnjë arsye unë nuk kam asnjë problem të përballem me asnjë ballafaqim me asnjë. Nuk mund të nxjerrësh një fjali nga një kontekst dhe ta vësh në një konferencë shtypi” – tha Rama. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Vazhdon kapet me Bejten per ‘poezine’ e dikurshme….
    S’ka argument tjeter! Ka mbaruar fare! Dhe s’eshte Shkullaku se me ye nuk merret dot!

  2. Ia dhjeu Fevzo kur, pasi shfaqi nje video te vjeter te Berishes, Rama nenqeshi se e pati zili Berishen se “nuk e nderpreu njeri kur foli”….
    Fevzo ia ktheu : “Epo kishte autoritet ai!!!!!”
    Nuk foli i Varfri!

  3. Sa i ndyre mund te jesh, sa plerr, sa i piset dhe i neveritshem?! Zhporruni, zhdukuni, ikni dhe lereni kete vend te behet ti bashke me Salen, lulin, monen, meten, leshrat e lleshrat… zoti marrte hak per cfare i keni bere ketij populli.

  4. Fatkeqsisht, ne Shqiperi politikanet jane bere te neveritshem. Gjithesesi, ata ne opozite e moren ‘denimin’ por ky kastravec k/minister qe nuk do te pranoje qe eshte i mbaruar…

  5. Hiqini fotot e perbindshit,ju lutem!!!
    Ose kur del ky i pa formi,vendonsi shenjen :E detyrueshme prezenca e prinderve !?
    Te largohen personat me probleme te jashtqitjes!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *