• |
ide | kryesore

Ish-lideri politik i ETA-s arrestohet në Francë

Planet



Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar arrestimin sot në Francë të ish-liderit të organizatës separatiste baske, ETA, i cili ishte arratisur që prej vitit 2002. Bëhet fjalë për Jose Antonio Urrutikoetxea Bengoetxea.

”I njohur më tepër me emrin e Josu Ternera, ish-lideri politik i ETA-s, organizatës aktualisht të shpërbërë pas katër dekadash akte dhune, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sallanches, në Alpet franceze, në një operacion të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme franceze”, sqaron Ministria në një komunikatë.

ETA ka vrarë mbi 800 persona në një fushatë atentatesh për pavarësinë e shtetit bask.

Policia spanjolle e kishte shpallur në kërkim që nga viti 2002, për rolin e tij në një atentat kundër një kazerme të Gardës Civile në Saragosa, në veri të Spanjës, ku mbetën të vrarë 11 persona përfshirë pesë fëmijë, në 1987.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *