• |
ide | kryesore

Jo vetëm autostrada Tiranë-Durrës, 7 akse të tjera do të jepen me koncesion

Lajme, Të fundit
Milot



Krahas autostradës Tiranë-Durrës, qeveria ka planifikuar të nënshkruajë kontrata koncesionare edhe për disa akse të tjera rrugore, një pjesë e të cilave janë në punim e sipër. Bëhet fjalë për akset  Tiranë-Elbasan, Rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit, që kanë qenë pjesë e planit të taksimit të vitit 2016 nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Parashikohet që tarifa e kalimit të automjeteve në këto rrugë do të të variojë nga 1 deri në 2.6 euro. Në përllogaritjen e vlerës së taksës janë marrë në konsideratë veçoritë e ndërtimit të secilit prej akseve, duke i kushtuar rëndësi parësore vështirësive teknike dhe gjatësive  të tuneleve. Në këtë mënyrë, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbrit”, pritet të kenë tarifën më të lartë të kalimit.

Deri më tani, është dhënë me koncesion vetëm “Rruga e Kombit”, ku për çdo kalim aplikohet taksa prej 5 eurosh, nga e cila janë të favorizuar vetëm banorët e zonës që përtojnë nga reduktimi i detyrimit në 1 euro. Në një intervistë të dhënë ditëne djeshme për televizionin “SCAN”, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.



5 Comments

  1. Nje drite e forte verbuese ndricoi gjithcka, dhe nga lart e shfaq Mesia. Le te behet drite tha. Dhe ashtu u be. (Ripjerdhja 20:13)

  2. Po pse, meqenese permendet ketu Berzhi dhe fjalia “plani i taksimi” dhe kaq mjafton? Kujt i plasi se cfare planesh taksimi kane per ne ata qe nuk paguajne taksa ketu, sic eshte Berzhi zyra e te cilit ne shqiperi eshte vetem nje zgeq kompleksivesh qe i manipulon Rama? Ata mund edhe te kene plan taksash edhe per sa here bejme shurren, por kjo nuk dmth se ky eshte fakt i kryer pa u konsultuar njeri me neve. Per taksat duhet te vendosim ne qe i paguajme taksat, jo te tjeret. Keshtu qe ti bole qe je kryeminister, bashke me Belinden tende dhe burokratet idiote te berzhit qe ju pergatisin juve justifikimet ligjore per te na vjedhur neve, tani na degjoni me kujdes: merreni planin tuaj te taksimit, bejeni kaush dhe futeni aty ku s’thuhet. Ose po nuk degjuat me te mire, do e shikoni cfare do ju gjeje.

  3. Oju qivsha robt po ke rruge te dyte ti qe nga Vlora per te mos kaluar ne autostrade apo ti bjen nga ullishta o moter qirat e ridhjerjes qe eshte e amortizuar.Kesaj qeverie do vene tritoli dhe te vene mu ne pith te motrave dhe grave te tyre.

  4. Elbasan-Kapshtice, cilen rruge ka alternative??? Se m’u prish kompjuteri….. s’po e gje dot ….. me dha doreheqjen guglli
    Mos ka ndonje rruge nga Surreli dhe s’e dime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *