• |
ide | kryesore

Korea e Veriut përballet me thatësirën pas 37 vitesh

Planet

Korea e Veriut ka bërë të ditur se po vuan thatësirën më të ashpër në 37 vjet dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të luftojnë ndaj dëmtimit të të korrave. Kjo situatë u pranua pasi Kombet e Bashkuara thanë se rreth 10 milionë banorë të Koresë së Veriut kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore.

Koreano-veriorët ja kanë dalë të mbijetojnë me vetëm 300 gramë ushqim në ditë gjatë këtij viti.

Në vitet 1990, një krizë shkatërruese ushqimore besohet se ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra banorëve të Koresë së Veriut. Nuk ka asnjë tregues deri më tani që kjo thatësirë është po aq e ashpër si në vitet 90, por vjen pas një sërë paralajmërimesh rreth të korrave të dobëta dhe dëmtimit të prodhimeve në të gjithë vendin.

Agjencia e lajmeve BBC bën të ditur se nëse këto të dhëna janë të sakta, Koreja e Veriut do të ketë nevojë të importojë rreth 1.5 milionë ton ushqime për t’ia dalë mbanë. Sipas medias shtetërore të Koresë së Veriut, gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, ka rënë 54.4 mm shi, niveli më i dobët i regjistruar që prej vitit 1982. “Uji është më i nevojshëm se kurrë”-ka bërë të ditur media në fjalë duke shtuar se vendi është në luftë të ashpër për të parandaluar dëmet e thatësirës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu