• |
ide | kryesore

KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës

Lajme, Të fundit



Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza, është konfirmuar në detyrë, pas përfundimit të hetimeve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) mbi kriteret e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale.

Figura e Shtrungzës kaloi me sukses procesin e vetting-ut nën shqyrtimin e treshes gjykuese të KPK-së të përbërë nga kryesuesja Etleda Çiftja, relatorja Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarja Pamela Qirko, të cilat e kryen vlerësimin bazuar në dokumentacionin e vënë në disponim nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesave (ILDKPKI). Në seancë ndodhej në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare, gjyqtarja Elka Ermenkova.

Shtrungza ka nisur karrierën e tij në vitin 2004 duke shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore. Më tej,  në vitin 2010 u promovua si prokuror i të njëjtit rreth gjyqësor. Ndërsa, duke filluar nga viti 2012, Shtrungza ka mbajtur për periudha të ndryshme pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tropojës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *