• |
ide | kryesore

Kriza politike në Venezuelë, qeveria dhe opozita nisin negociatat

Planet



Përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës së Venezuelës kanë udhëtuar drejt Norvegjisë për të negociuar një zgjidhje që do të mundësonte kapërcimin e krizës politike dhe ekonomike, që ka ngërthyer vendin. Në tryezën e bisedimeve, qeveria e presidentit Nicolas Maduro përfaqësohet nga ministri i Informacionit, Jorge Rodriguez, ndërsa nga fronti opozitar është përzgjedhur deputeti Stalin Gonzales.

Negociatat po mbahen si rezultat i dështimit të grushtit të shtetit të planifikuar më datë 30 prill nga udhëheqësi i opozitës dhe njëkohësisht presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, për të rrëzuar nga pushteti kreun e shtetit në detyrë, Maduro-n. Kriza politike që ka ngërthyer Venezuelën daton në maj të 2018-s, kur kreu i shtetit, Maduro, i cili ka shërbyer në këtë post që prej vitit 2013 përgjatë tatëpjetës së treguesve ekonomikë, siguroi një tjetër mandat 6-vjeçar, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të denoncuara nga opozita dhe bashkësia ndërkombëtare si të manipuluara.

Në janar të vitit 2019, Guaido vetëdeklarohet president i përkohshëm në një prej protestave anti-qeveritare gati periodike. Njohja e Guaido-s si president i Venezuelës nga administrata Trump, u pasua nga zyrtarizimi i këtij lideri të ri edhe prej shumicës së vendeve të Amerikës Latine dhe të Evropës Perëndimore, ndërkohë që presidenti Maduro gëzon ende mbështjetjen e Rusisë, të Kinës dhe të Kubës. Opozita venezueliane ka organizuar shpesh protesta të mëdha në rrugë kundër Maduros, por nuk ka mundur ta largojë atë pavarësisht recesionit të thellë ekonomik dhe hiperinflacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *