• |
ide | kryesore

Kur votat manipulohen edhe në “The Voice Kids”

F1, Stil



Vajza e një pasaniku u shpall fituese e konkursit popullor “The Voice Kids” në Rusi. Por opinioni publik u ankua pas fitores së Mikella Abramova, duke thënë se votimet ishin manipuluar. Kanali televiziv anuloi rezultatet, por rasti në fjalë tregoi se problemi është më i thellë se kaq

Nga Sarah Rainsford, BBC

Pati kaq shumë reagime me zemërim për fituesen e ‘The Voice Kids’, sa Kanali 1 u detyrua të vepronte.

Sigurisht, kjo është vetëm një shfaqje televizive. Por për disa ajo reflekton një realitet më të gjerë dhe më të pakëndshëm: përdorimin e parave dhe statusit për të ndikuar në votime.

Njerëzit e kanë parë për vite me radhë në politikë. Por ideja se praktikat e pista po dëmtonin një garë talentesh për fëmijë, i zemëroi ata.

Mikella nuk ishte kaq keq. Por shkalla e fitores së saj ishte dukshëm e dyshimtë. Mamaja e saj, një yll i muzikës, Alsou, kishte bërë thirrje hapur për mbështetje: ajo ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram.

Raportimet se punonjësit e fabrikave po paguheshin për të votuar, i dhanë akoma më shumë tonet e skandalit.

Tani që rezultati është anuluar, shikuesit e kanë mirëpritur si një triumf të drejtësisë.

“Është surprizë për vendin tonë, dhe një surprizë e mirë, që ata po i dëgjojnë njerëzit,” – tha një grua.

Një tjetër theksoi ‘koincidencën magjike’. Pikërisht kur u zbulua skandali me sondazhin televiziv, presidenti Vladimir Putin bëri thirrje që një tjetër skandal – protestat në Jekaterinburg mbi planet për të ndërtuar një kishë – të merrte zgjidhje. Si? Përmes votës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *