• |
ide | kryesore

Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit

Lajme, Të fundit



Me kërkesë të Taulant Ballës, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci i ndërpreu fjalën deputetes Antoneta Dhima për të mbajtur një minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës me misionin e NATO-s në Letoni.

“Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi”- tha Ruçi.

Sikurse e sqaroi edhe vetë kryeparlamentari, sot vendi është në zi dhe në ora 12:00 të gjitha institucionet mbajnë një minutë heshtje për humbjen e jetës së majorit.

Klodian Tanushi humbi jetën pak ditë më pas nëntetares Zarife Hasanajt. Ato ishin një ekip dhe humbën jetën në Letoni në një zonë të minuar. Hasanaj humbi jetën në vend, ndërsa major Tanushi rezistoi disa ditë në gjendje të rëndë për tu ndarë nga jeta tre ditë pas nëntetares. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *