• |
ide | kryesore

Lëvizje e papritur, PD çon anëtarët e vet në komisionet e administrimit të zgjedhjeve

Lajme, Të fundit



Edhe pse nuk është regjistruar dhe ka garantuar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor, Partia Demokratike ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

Burime të besuara i thanë RTV Ora, se të gjitha degët janë urdhëruar të punojnë dhe të përzgjedhin emrat që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet zonale të administrimit zgjedhor në gjysmën e të cilave PD-ja ka shumicën.

Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare 2 muaj me parë refuzuan dhe shkelën afatet kushtetuese për të dërguar në KQZ emrat e anetareve të KZAZ-ve, duke dhënë shenjën e parë të bojkotit zgjedhjeve.

Të njëjtat burime theksuan se caktimi i anëtarëve te KZAZ-ve, nuk e ndryshon vendimin e opozite për të bojkotuar procesin zgjedhore te 30 qershorit.

Partia Demokratike, pretendon se anëtarët e KZAZ që janë të PS, janë duke kryer shkelje të rënda ligjore, deri në regjistrim të paligjshëm kandidatësh apo falsifikim të dokumenteve, dhe dërgimi i anëtareve të saj ka për qëllim dokumentimin e këtyre shkeljeve.

Kjo thuhet se do i shërbeje kauzës së opozitës për të garantuar zgjedhje te lira e të ndershme./ Ora



1 Comment

  1. E kane me te lehte per te shkaterruar procesin duke qene brenda se eshte e sigurte p.sh, qe rilindja do ta falsifikonte pjesemarrjen ne 60 per qind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *