• |
ide | kryesore

Lufta tregtare, presidenti Xi Jinping kërkon përafrim mes shteteve në botë

Planet



Presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje për përafrim të shteteve dhe ka cilësuar “budallallëk” supremacinë raciste, në kohën kur janë rritur tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Këto janë deklaratat e para publike të presidentit kinez, që kur është përshkallëzuar konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Kinës, me rritjen e tarifave nga të dyja palët.

Xi nuk ka përmendur SHBA-në, apo luftën tregtare në mënyrë të drejtpërdrejtë, mirëpo është fokusuar në prezantimin e Kinës si shtet “i hapur”. Ai ka thënë se qytetërimet e ndryshme nuk janë krijuar për t’u përplasur.

“Të menduarit se një racë apo kulturë e dikujt janë superiore dhe insistimi në transformimin apo zëvendësimin e qytetërimeve tjera është budallallëk dhe praktikë shkatërruese”, ka thënë ai në një konferencë në Pekin, të organizuar nga ministria kineze e Propagandës.

“Nuk ka përplasje në mes të qytetërimeve të ndryshme, vetëm na duhet që të kemi sy për të vlerësuar bukurinë e të gjithë qytetërimeve”, ka thënë ai. Presidenti kinez ka shtuar se Kina vetëm do të jetë më e hapur ndaj botës në të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *