• |
ide | kryesore

Paloka shpjegon pse PD do të dërgojë anëtarë komisionesh në zgjedhjet e 30 qershorit

Lajme, Të fundit

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shpjegoi vendimin e opozitës për të mos i lënë bosh vendet e saj në Komisionet Zonale Zgjedhore. Paloka tha se misioni i komisionerëve do të jetë të ndalojnë manipulimin e zgjedhjeve.

“Anëtarët e KZAZ-së do të jenë për të ndalur manipulimin e zgjedhjeve. E gënjen mendja Edi Ramën, nëse mendon se do ta lëmë të bëjë çfarë të dojë qoftë edhe me këtë proces fals”, – u shpreh Paloka.

Ai vuri në dukje se nga kompleksi për të mos u dukur vetëm në zgjedhje dhe me qëllim për të manipuluar ndërkombëtarët, Rama po delegjitimon vetë procesin, duke emëruar “rivalë” për 30 qershorin.

Për herë të parë, nënkryetari demokrat tregoi sesi po manipulohet procesi. Dy shembujt ishin nga Kukësi dhe Kavaja.

“Në Kukës, partia e krijuar nga Rama për fasadë kandidon kryetarin e Qarkut Abedin Oruçin të Partisë Socialiste. Ndërsa kandidati i Kavajës është jashtë shtetit, nuk ka dorëzuar asnjë dokument ne KZAZ, por është deklaruar si kandidat”– tha Paloka.

Numri dy i PD rikonfirmoi qëndrimin e opozitës se më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje.

“Zgjedhjet më 30 qershor nuk do të ketë, këtë e di edhe vetë Rama” – tha ai, duke vënë në dukje se “dy protestat e fundit dhanë një mesazh të fortë se qytetarët janë të vendosur të përballen kundër vjedhjes së zgjedhjeve, për të garantuar largimin e një qeverie që i blen ato me krimin”.

Paloka tha se largimin i Edi Ramës është i panegociueshëm dhe e vetmja lëvizje që i hap rrugë dialogut ndërpartiak.

4 Comments

  1. po ca manipulimi mor rrot kari. nqs nuk merrni pjes ju ca nevoje ka ai te manipuloj kur i ka te fituara zgjedhjet? Cudirat tuaja nuk paskan fund. nuk e kisha menduar qe mungesa e tepsis qeka si mungesa e unazes te “Lord o rings”, te beka komplet skizofren. Sjellja juaj fashiste-anarkiste thjesht do ju zhduki perfundimisht. o merr pjes ne zgjedhje me kandidat e komisioner ose nuk mer pjes me asnje. jeni nje ofendim per nje mendje normale. te vetmit qe ekzaltohen nga veprimet skizofrenike tuajat jan nje tuf lakenjsh injorant servila dele, sepse jeni ber totalisht qesharak me veprime debatikasish anakronike e me sjellje prej prifit (beni si them un po jo sic bej un thot Saleh Basha).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu