• |
ide | kryesore

Parlamenti estradë/ Interpelanca qesharake me ministren Gjonaj

Arkiva, Kryesore

Përditë ka edhe më keq. Pas fjalimeve plot gafa të Rudina Hajdarit, pas ndërhyrjeve dialektore të Myslim Murrizit, pas këpucëve të kuqe të Kujtim Gjuzit, në seancën e kësaj të enjteje është përdhosur edhe një standart tjetër i parlamentarizmit. Ministria Etilda Gjonaj ishte thirrur në interpelancë nga ish vartësi i saj, si ish zv/drejtor i burgjve, Lefter Maliqi, që prej pak ditësh është shndërruar nga punonjës i administratës së rilindjes, në deputet të PD-së.

Dhe për çfarë e kishte thirrur Maliqi, Gjonajn në interpelancë? Për të larë hesapet që, ky demokrat i konvertuar, disa herë ka pasur me drejtorin që kishte mbi kokë, socialistin Agim Ismaili.

Pra shkurt, debati mes shumicës parlamentare dhe opozitës “radikale”, ka kulmuar në një sherrnajë për drejtorinë e burgjeve.

“Ju keni emëruar drejtor të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismailin, një njeri me probleme shumë të mëdha, unë iu kam shprehur shqetësimin edhe juve edhe zotit kryeministër. Meqë iu dhimbset drejtoria e burgjeve, e para çfarë shkolle ka mbaruar ky person? Se më rezulton që ka mbaruar Kristalin, e dyta a e keni parë të shkuarën e tij që është liruar nga policia ku akuzohej për lidhje ndërkombëtare me drogën? Në 2004 shkarkohet për paaftësi në detyrë, për fyerje dhe shantazhe”, ka dërrmuar rëndë qeverisjen Lefteri. Ai shoi edhe më tej duke vazhduar se “Ismaili ka kërcënuar përmes email-eve punonjëset femra të policisë së burgjeve, ndërsa tha se i ka quajtur këto të fundit me etiketime si “dordolec”.

Gafat/ Si u kthye parlamenti në sallë estrade (Video+foto)

Pas këtyre akuzave, ministria e Edi Ramës, Etilda Gjonaj u ngrit me një seriozitet të theksuar në podium, për të respektuar interpelancën e opozitës. Ajo i kujtoi Maliqit se ai deri para pak kohësh kishte qenë punonjës i saj dhe, nëse i kishte pasur këto shqetësime, le t’i drejtohej organeve të drejtësisë.

Me kaq kjo seancë solemne e interpelancës së drejtuar nga Vasilika Hysi u mbyll. Publiku që e ndoqi “live” e pati të vështirë të kuptonte nëse kishte të drejtë Lefteri që e kishte inat ish drejtorin e tij, apo Etilda që mbronte vartësin aktual.

Gjithësesi të tërë ata që akuzojnë se në Kuvend po shuhet pluralizmi sot kanë marrë një shuplakë të fortë. Aty mund të ndjekin, fjalimet që i diktojnë Rudinës, shpërthimet e Kujtimit dhe interpelancat e Lefterit.

©Lapsi.al

7 Comments

  1. kot nuk i bejne nje hyrje artistike parlamentit . tipit nje shkrim me font “comic sans” : Teatri i ri eksperimentalo-socialisto-komunist

  2. Nuk kuptova se ku ishte estrada dhe asgje nuk me beri per te qeshur, me perjashtim te cilesise shume te dobet dhe sforcimin per ta paraqitur situate n qesharake.

  3. Fatkeqsia me e madhe e nje populli kur nuk ka opozit, kjo eshte merit e Skender bucit tone, e atij qe djalin tim ma ka bere babai, ky eshte km ine.

  4. Kush i vuri kta ne lista deputetesh?
    Kta do kishin qene ajka e venit, sikur PD’ja te kish fituar (e kta te ishin
    zgjedhur)!!
    Te isha ne vend te atyre qe i vune, do kisha ul koken e nuk do ndihesha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu