• |
ide | kryesore

Provokimi/ “E kam dërguar në të s’ëmës Gasperinin”: Lotito i pëshpërit Inzaghit, që i përgjigjet…

Sport, Video



Pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantas, lojtarët, trajneri dhe presidenti i Lazios kanë shkuar për darkë në një nga restorantet romane. Dhe në momentin që ka nisur “Ne jeni kampionët” (We are the Champions), këngë e vitit 1977 nga grupi Queen, Claudio Lotito i është afruar Simone Inzaghi dhe tek veshi i ka thënë se “e kam dërguar në të sëmës trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperinin”. “Ke bërë mirë”, është përgjigjur Inzaghi.

Ajo që e ka regjistruar bisedën me një smartfon ka qenë Gaja Lucariello, e shoqja e trajnerit të Lazios, e cila e ka shpërndarë videon në Instagram. Në përfundim të sfidës, mbyllur 0-2, Gasperini e ka cilësuar “skandaloze” penalltinë e padhënë për Atalantan për një faull të dukshëm me dorë që nuk është parë në VAR nga arbitri Banti.

https://www.youtube.com/watch?v=O2RsEJlE0lM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *