• |
ide | kryesore

Rama nuk ka zgjidhje për krizën: Zgjedhjet nuk shtyhen!

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen. Në emisionin “Opinion” ai tha se data e zgjedhjeve është në bazë të kushtetutës dhe nuk është vendosur prej tij. Sipas tij opozita nuk merr pjesë në zgjedhje se nuk ka ofertë dhe ka frikë nga humbja.

“30 qershori është data e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk e kam vendosur unë, unë nuk di që qeveria të ketë marrë ndonjë iniciativë ligjore që pengon opozitën të hyjë në zgjedhje.

Se opozita ka një pikëpamje për përgjimet, për unazë është në të drejtën e vetë. Por opozita dhe qeveria nuk mundet dot që këndvështrimin e vetë ta kthejë në një imponim. Ik ti ose s’ka zgjedhje, kjo nuk mund të ndodhi.

Nëse qeveria apo shumica ka marrë ndonjë iniciativë për të penguar opozitën të hyjnë në zgjedhje hajde ta diskutojmë. Këto zgjedhje janë të lira për të gjithë, kush do futet kush do nuk futet. Zgjedhjet janë një ankand, që e bën popullin dhe pret ofertat politike.

Ne kemi detyrë që në 30 qershor kur është caktuar data e ankandit të jemi atje. Dikush tjetër që s’ka ofertë politike dhe nuk shkon dot në ankand se humbet ka zgjedhur që të mos shkojë fare dhe të prishte ankandi. Çfarë fuqie bazuar në cilën normë kushtetuese unë mund të ndërhyj që ankandi të shtyhet” – tha Rama.



9 Comments

  1. Po per te veterten qe thot se nuk i njifni shqiptaret.Nuk jane badallejn.E vertete te pranosh qe ti je kryeminister cfar jane o gomar

  2. Opinjonist me frikacake skam par ndonjehere aty duhet Ylli Rakipi te tjeret jan perzier ne afera nuk e ngrejn se i pret burgu

  3. Super hipokrtiti Edramnastradinit!

    Sinonime e metafora ti perdor
    Duke mashtruar ane e kend,
    Me qe tenderat I ke ne dore
    Edhe votimet do t’i besh n’ankand!

    Ik or koqe se na u neverite
    Te gjithe t‘njohim per provokator
    Drejt fundit i pa nder arrite
    N’histori hyre KRYEMINISTER HOR!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *