• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut, përmbytet Fieri

Lajme



Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore. Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e ujit duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë nën ujë janë edhe shumë hektarë toka bujqësore në zonën e Zharrëzës, ku të dhënat paraprake flasin për 15 ha tokë bujqësore dhe sipërfaqe me sera.

Në Zharrëz është përmbytur edhe një pulari . Bashkia Patos ka ngriturgrupet e emergjencave cilive për të marrë masat e nevojshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *