• |
ide | kryesore

Rita Ora për herë të parë në Kanë

Paparazzi, Slider



Prej ditësh tashmë tapeti i kuq i Festivalit të Kanës është shtruar dhe për herë të parë ka shkelur në të edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Në një prej festivaleve më të rëndësishëm të filmit në gjithë botën, Rita shkëlqeu dhe mori vëmendjen e të gjithëve.

Sensuale dhe sharmante, e veshur me një fustan të bardhë të çarë rrëzë kofshës dhe të hapur në pjesës e dekoltesë, Rita realisht na mahniti.

Ndërkohë, stilimi i flokëve mund të themi se ishte qershia mbi tortë… gjysmë të mbledhura dhe gjysmë të lëshuara e bënin atë të dukej tërësisht natyrale dhe të ëmbël.

Rikujtojmë se në Festivalin e madh të Kanës në një hark kohor prej 10 ditësh, specifikisht deri më datën 25 maj, do të prezantohen disa nga produksionet e filmit më të vlerësuara në gjithë globin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *