• |
ide | kryesore

Rrugët “vrastare”, akset ku mungesa e sinjalistikës bëhet shkak i aksidenteve

Lajme, Të fundit



Mungesa e ndriçimit dhe sinjalistika e dobët janë burimet kryesore të aksidenteve gjithnjë e më të shpeshta në rrugët e vendit, ku humbin jetën çdo vit me dhjetra persona. Në qytetin e Elbasanit, aksi më problematik ku janë shënuar aksidente të shumta rrugore është rruga kombëtare Elbasan –Librazhd, në afërsi të fshatit të Labinotit. Ndonëse kjo zonë është tërësisht e banuar dhe me institucione të arsimit 9-vjeçar që gjenden fare pranë rrugës, parametrat e sigurisë ende nuk janë në nivelin e duhur.

Mungesës së sinjalistikës i shtohet edhe shkaku i shpejtësisë tej normave të lejuara, prej nga derivojnë tipikisht aksidentet në Rrugën Shkodër-KryeBushat, si edhe në autostradën Shkodër Hani i Hotit. Bilanci tragjik i aksidenteve në këto akse në dy muajt e fundit tregon për 5 persona të vdekur, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Gjithashtu, edhe qarku i Lezhës mbetet një ndër më të rrezikshmit në rang vendi sa i takon numrit të aksidenteve, që ndodhin për arsye të sinjalistikës së dobët dhe të mungesës së mbikalimeve kryesisht në kryqëzimet, si ai i Rrilës, i Shënkollit, i Blinishtit, i Spitnit, i Patokut, i Dajcit dhe i Shëngjinit.

Ndërsa në qytetit e Fierit, në km e 8-të të aksit nacional Fier- Levan, nis të mungojë ndriçimi në dy pikat më problematike për aksidentet, të njohura ndryshe si “kthesa e liqenit” dhe “çesma e Levanit”. Për arsye të njëjta, një tjetër aks me frekuencë të lartë aksidentesh është Rruga trans-ballkanike e Vlorës, ku në janar të këtij viti, një punonjës i bashkisë duke ngarë me shpejtësi të lartë mori përpara me automjetin e tij 11 makina të parkuara.  Për fat të mirë, aksidenti nuk rezultoi të kishtë pasoja tragjike për shkak se ndodhi në orët e para të mëngjesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *