• |
ide | kryesore

Vëllai i Dybala zbulon eksodin tek Juventus: “Paulo i pakënaqur, nuk do të jetë i vetmi që largohet”

Sport



Paulo Dybala është një nga lojtarët e përfolur si të mundshëm për tu larguar nga Juventus, për shkak të raportit të thyer me Allegri (gjithnjë nëse tekniku mbetet bardhezi). Një detaj më shumë që e konfirmon situatën vjen nga fjalët e vëllait të Joya, Gustavo: “Ka shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juve, ka nevojë për një ndryshim. Nuk është i lumtur dhe nuk do të jetë i vetmi që do të largohet”.

Gustavo Dybala, duke folur për Radio Impacto Cordoba, ka specifikuar motivet e mungesës së lumturisë së të vëllait: “Jashtë fushës asnjë problem me Cristiano Ronaldo. Problemet janë në fushë: nuk mundesh kundër tij e Paulo është i ri…”. Mbi dicka Gustavo nuk zbilancohet: “Do të qendrojë në Itali ose do të shkojë jashtë? Këtë nuk mund ta them. I përshtatej shumë Italia, por tani jo më”.

Alarmi në shtëpinë e Juventus duhet të bjerë në pjesën e intervistës në të cilën Gustavo flet edhe për lojtarët e tjerë të skuadrës: “Shumë futbollistë bardhezinj janë të pakënaqur, jo vetëm Paulo. Nuk do të jetë i vetmi që do të largohet”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *