Mësohet distanca nga e cila u qëllua një prej grabitësve të 9 prillit në Rinas, Admir Murataj.
Burimet bëjnë me dije se Murataj u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore kanë dalë në këtë konkluzion. Duke marrë parasysh se përplasja me armë, e dyshuar mes efektivëve dhe grabitësve, ka qenë në një distancë të konsiderueshme, dyshimet janë se Murataj mund të jetë vrarë dhe nga miqtë e tij.
Akti i ekspertimit i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet për ngjarjen e ndodhur më 9 prill.
Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari.
JU JENI POLICI KURVA DHE NE POLICET I DUAM
Te mos percaktohet se armet e policise (te cilat kane mundesi t’i kontrollojne fije-per fije),kane qelluar ,ose jo ndaj grabitesit,kjo nuk eshte thjesht “paaftesi”.Te mos flasim,pastaj,per shume probleme te tjera ,dyshimet per te cilat,kane shije te hillur.
muhabet kriminelash. po i shtojn dyhsimet vllait te ketij qe pastaj te han koken e njeri tjetrit.