• |
ide | kryesore

Zbulohet distanca nga e cila u godit Admir Murataj gjatë grabitjes së Rinasit

Lajme, Të fundit



Mësohet distanca nga e cila u qëllua një prej grabitësve të 9 prillit në Rinas, Admir Murataj.

Burimet bëjnë me dije se Murataj u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore kanë dalë në këtë konkluzion. Duke marrë parasysh se përplasja me armë, e dyshuar mes efektivëve dhe grabitësve, ka qenë në një distancë të konsiderueshme, dyshimet janë se Murataj mund të jetë vrarë dhe nga miqtë e tij.

Akti i ekspertimit i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet për ngjarjen e ndodhur më 9 prill.

Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari.



3 Comments

  1. Te mos percaktohet se armet e policise (te cilat kane mundesi t’i kontrollojne fije-per fije),kane qelluar ,ose jo ndaj grabitesit,kjo nuk eshte thjesht “paaftesi”.Te mos flasim,pastaj,per shume probleme te tjera ,dyshimet per te cilat,kane shije te hillur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *