• |
ide | kryesore

Zyrtare, Inter e Skriniar deri në 2023

Sport



Ishte në ajër prej javësh, sot ka mbërritur zyrtarizimi: Milan Skriniar ka rinovuar kontratën me Inter për një tjetër sezon, me përmirësim të pagesës. Skadenca kalon kështu nga 2022 në 2023 ndërsa shifrat, që nuk bëhet të ditura në komunikatën zikaltër, duhet të nisen nga një bazë fikse prej 3 milionë euro në sezon që mund të bëhen 3,5 me gjithë bonus. Mbrojtësi sllovak konfirmon me fakte atë që kishte lajmëruar më parë vetë: jo tentacioneve të Manchester City e Barcellona, duke përqafuar projektin e Inter.

“Së bashku. Sepses ë bashku jemi më të fortë. Milan Skriniar e Inter kanë të njëjtët horizonte. E për këtë FC Internazionale Milano ka zgjatur kontratën e mbrojtësit sllovak deri në 30 qershor 2023” janë fjalët që tregojnë rinovimin e kontratës në faqen zyrtare të klubit zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *