• |
ide | kryesore

Ceferin tërhiqet nga presioni i Ligave: “Jo ndeshjeve në fundjavë”

Sport



Presidenti i UEFA-s, Ceferin, është takuar në Budapest me presidentët e sekretarët e përgjithshëm të 55 Federatave kombëtare të Uefa-s, për të diskutuar reformën e kompeticioneve europiane për klube pas 2024, përveç strategjisë së re për futbollin e femrave. Një takim për të kërkuar një akord si dhe për të dëgjuar propozimet e opinionet. Natyrisht vëmendja ka qenë tek propozimet e Eca mbi formatin e Kupave të reja. Propozime që kanë hasur në kundërshtimin e fortë të shumë Ligave e Federatave Europiane, por numri 1 i futbollit europian, Aleksander Ceferin, është munduar ti qetësojë.

“Ishte një takim i rëndësishëm sepse Federatat kanë mundur të japin një mendim si si duhet të jenë kompeticionet e ardhshme për klube – ka shpjeguar Ceferin -. Janë shprehur opinione shumë të ndryshme, por më inkurajon përgjigjia pozitive dhe solidariteti mes federatave; në veçanti, vendet më të mëdha do të njohin nevojën për ti dhënë një kontribut në avantazh të vendeve më të vogla”.

Ceferin, më pas, në përfundim të takimit ka shpjeguar se kush mund të jetë zgjidhja për futbollin e së ardhmes: “Do të kërkojmë një rrugë që të përmbushë nevojat e futbollit në të gjithë Europën, e jo vetëm në merkatot më të mëdha – ka nënvizuar Ceferin -. Vetëm Uefa shpërndan para përtej kufijve kombëtare, kështu që kemi detyrë shumë serioze. Kam hequr dorë pa problem nga idea për ti luajtur ndeshjet e kompeticioneve Uefa për klube në fundjavë, me përjashtim të finales së Champions League. Këshillimet vazhdojnë dhe presim ti dëgjojmë të gjithë palët. Nuk do të vendosim asgjë pa patur parasysh opinionin e të gjithëve e nuk do të pranojmë kurrë ndryshime që dëmtojnë futbollin europian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *