• |
ide | kryesore

Derby County, festë alkolike për finalen: 206 birra, 75 amaro, verë, e pije të tjera…

Sport



Kur flitet për lumë alkooli, ky është rasti. Derby County i teknikut Frank Lampard ka fituar finalen për promocionin në Premier League, duke mundur 2-1 Leeds të Marcelo Bielsa (në 27 maj do të përballet me Aston Villa) e për të festuar fitoren, ish-kapiteni i Chelsea i ka cuar lojtarët e tij në pub, “The Kings Head”. Një mbrëmje feste e ekzagjeruar, pa i vënë re shpenzimeve, ashtu si dëshmon edhe fatura e paguar nga Rams.

206 birra, 5 shishe Prosecco, 53 gin tonik, 75 raunde Jägermeister, 65 shots vodka Grey Goose, 54 Sambuca e 38 tequila. Në total 40 pije më gradë të lartë alkooli, përfshirë Fireball (një ëhisky kanadez i famshëm), për një total prej 2.800 stërlinash, që konvertohen afërsisht me 3.200 euro. Por ka një mister brenda festës: kush është ai që porositur Coca Cola light që duket në faturë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *