• |
ide | kryesore

Brexit “rrëzon” kryeministren Theresa May

F1, Kryesore, Planet

Kanë dështuar sërish bisedimet midis partisë qeverisëse të konservatorëve dhe laburtistëve opozitarë për negocimin e një zgjidhjeje që do të mundësonte tejkalimin e ngërçit të krijuar nga bllokimi i procesit të çanëtarësimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Lideri i minorancës, Jeremy Corbyn, u  shpreh se diskutimet ishin zgjatur më kot dhe pa sukses, duke fajësuar për këtë mazhorancën për “dobësi dhe paqëndrueshmëri në rritje”.

Bisedimet mes palëve kanë zgjatur afërsisht për një periudhë 2-mujore. Kryeministrja Theresa May, sheh si rrugëdalje marrjen në konsideratë të votave indikative lidhur me opsionet e Brexit-it që mund të arrijnë një shumicë në Dhomën e Komunëve. May do të përpiqet sërish më datë 3 qershor që të arrijë dakordimin e legjislatorëve mbi marrëveshjen e përpiluar me BE.

Ndërkohë, May konfirmoi dje se do të largohet nga detyra pas votimit në qershor, pavarësisht rezultatit. Në këto rrethana, Boris Johnson, ish-kryebashkiaku i Londrës dhe kritiku më i mprehtë dhe persistent i May-it, ka njoftuar se do të kandidojë për të marrë kryesinë e Partisë Konservatore në zgjedhjet e ardhshme për udhëheqësinë e të djathtëve.  Johnson ka mbështetur largimin nga BE-ja pa një marrëveshje, një skenar ky që ekonomistët u druheshin për nga implikimet potencialisht të thella në rrafshin financiar.

“Paketa May” është hedhur poshtë në Westminster për tri herë me radhë. Në Dhomën e Komunëve nuk është arritur të miratohet seksioni më i kontestuar i marrëveshjes së negociuar nga Londra dhe Brukseli, që përfshinte rregullat për respektimin reciprok të të drejtave të qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe të mjaftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni.

“Marrëveshja e Tërheqjes”  ka të bëjë me kushtet e largimit të Britanisë, të cilat përfshijnë të drejtat e qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe te majftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni. Ndërsa, “Deklarata Politike” mbulon spektrin e rregullave mbi marrëdhëniet e ardhshme.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve anëtare të BE, në një Samit të posaçëm të mbajtur rreth dy muaj më parë, ranë dakord për shtyrjen e procesit të Brexit-it deri më datë 31 tetor.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu