• |
ide | kryesore

Edy Reja surprizon me Dermakun: Cosenza i ‘djeg’ informacionin FSHF-së

F1, Sport



Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka publikuar ende listën e të përzgjedhurve të teknikut Edy Reja për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Islandës e Moldavisë, por klubi italian i Cosenza i ka zbuluar një nga preferencat e teknikut 73 vjecar, e një nga surprizat e listës së parë Reja. Është edhe Kastriot Dermaku, 27 vjec, ndër futbollistët që Edy Reja, tekniku i ri i Shqipërisë, ka përfshirë në listën e të grumbulluarve. Mbrojtësi i fuqishëm qendror i Cosenza, që Panucci nuk e kishte thërritur për sfidën e dyfishtë me Turqinë e Andorra në muajin mars, është ndjekur nga bashkëpunëtorët e teknikut të kombëtares kuqezi.

Dermaku, falë një finale sezoni të jashtëzakonshme, ka rënë në sytë e disa klubeve të Serie A (Torino, Bologna e Parma), e është pothuaj e sigurtë se do të largohet nga Cosenza. Mbrojtësi do të veshë kështu fanellën e kombëtares, pas debutimit në 10 tetorin e kaluar në Elbasan, në miqësoren me Jordaninë (0-0) në të cilën u aktivizua si zëvendësues i Mergim Mavraj. Shqipëria do të kthehet në fushë në qershor: të shtunën në 8 qershor në orën 15 në Islandë, ku do të debutojë Reja dhe më pas të martën e 11 qershorit, ku kuqezinjtë do të presin Moldavinë (ora 20.45). Ndërkohë, Dermaku është ende në Cosenza dhe duhet të mbërrijë në Tiranë të hënën.

73 vjecari friulian, që ka zëvendësuar Panucci, synon kualifikimin në Europianin e 2020: bëhet fjalë për një mision të vështirë duke qenë se në Grupin H janë kampionët e botës të Francës, Turqia, Islanda, Moldavia e Andorra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *