• |
ide | kryesore

Flet Met Elshani pas plagosjes së ditës së sotme: Rinia ka devijuar

Paparazzi, Slider



Gjatë pasdites së sotme plagoja e Met Elshanit bëri bujë mjaft të madhe. Për fat të mirë nuk pati asnjë viktimë pasi sipas informacioneve janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardani.
Drejtuesi i kompanisë së menaxhimit “On Records”, foli publikisht në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar dhe as motivet që i kanë shtyrë.
“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, u shpreh ai për “Insajderin”.
Policia arrestoi katër të rinj: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi, Shpëtim Çakiqi, këta të rinj të moshave 20- 22 vjeç, si edhe një burrë me inicialet Gj. B, 43 vjeç.
Sot paradite, Met Elshani u përfshi në një sherr të armatosur, duke marrë dy plumba në këmbë. Sipas mediave të Kosovës, pjesë e përleshjes ishin edhe disa nga të rinjtë miq me reperin Fero, të cilin Elshani e ka nën menaxhim.

Vitin e kaluar, Fero u sulmua nga disa të rinj në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë.
Të rinjtë që e sulmuan ishin disa reperë të rinj, ndër të cilët edhe Ligrit Uka, me të cilin më pas pati një takim pajtimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *