• |
ide | kryesore

Fotoja e tmerrshme, flet deputetja: Nuk ishte e luftës në Kosovë, ai që ma dha më tha…

Lajme, Të fundit



Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas intervistimit nga ana e policisë, ka pranuar se fotografia të cilën e ka publikuar dje nuk është realizuar gjatë luftës në Kosovë.

Ajo u ka kërkuar falje të gjithëve për shqetësimin e krijuar me publikimin e asaj fotografie.

“Ju kërkoj falje për shqetësimin që ju kam sjellur me këtë foto, deklaroj se organet e shtetit do të merren me këtë çështje, dhe konstatoj se është një dokument i falsifikuar i cili është keqpërdorur shumë më herët qysh në vitin 2003 kur më është dorëzuar si kryetare e komisionit për personat e pagjetur”, ka thënë Brovina.

Ajo ka treguar se nga kush e pranoi atë fotografi.

“E kam marrë nga një asociacion, pra këshilli i drejtave të njeriut. Një aktivist ma ka dorëzua dokumentin në zarf dhe e dokumentonte se mund ta përdori dhe se personi është gjallë, dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja e komisionit për personat e zhdukur. Unë kurrë s’kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur situata të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument nuk është i saktë” u shpreh Brovina.

Ajo theksoi se personi që ia kishte dorëzuar këtë fotografi, që emrin tha nuk ia mbanë mend i kishte thënë se ngjarja ka ndodhur diku në Dukagjin.

Deputetja shoti se do të jetë në dispozicion të institucioneve të shtetit për këtë rast. /Telegrafi/



9 Comments

  1. Problemi eshte qe kafsherira te tilla kane ndodhur. Dhe bisedimet jane zhvilluar pa kushte kur duhet te ishin krejt ndryshe. Keshtu eshte kur ” skenderbenjte” ketej dhe andej kufirit drejtojne si gangstere te papergjegjem e injorante te paditur. Me slogane kazanesh e timonash si kalamaqer e jo me strategji. Ne fund te gjithe do largohemi nga kjo dynja po ” skenderbenje” e shqiptareve jo.

  2. moj kathsh e din se sa dem i keni ber kosoves me kete fota do thone serbet gjithmon kesht genjen shqiptaret turp turp bashkpunim me serbinnnn

  3. Me falni! A keni ndonje foto nga Hitleri teksa urdheron shfarosjen e miliona njerezve? Po te Stalinit a keni ndonje foto?
    Nese jo, hajt t’i reabilitojme ndopak….

  4. Ca do bejne tani patriotet qe kishin nxjerre armet e do iknin ne serbi per te marr hak? Ju doli plani bosh

  5. Mendjelehtesi ose tradhti! Serbet pergenjeshtrojne edhe masakren e recakut per te cilen ka foto te dores se pare nga gazetare perendimore dhe nuk eshte se nuk ia kane dale te bindin shume media dhe faktore me pushtet, qe eshte mashtrim i shqiptareve. Kur nxjerr te tilla gjera duhet pergjegjesi maksimale. Qe kur e pashe per here te pare dyshova qe burrat po aktronin dhe keq.

  6. ka genjyer si thaqi,rama e baton hagjiu.nenkryetarja e komisionit per persona te zhdukur thos se thaqi,batoni e brovina genjejn.tash te zhytur si tradhetar milloshi rama,thaqi,veseli e batoni edhe mut serb hajn e te behen patriot.

  7. Ne fillim mendova qe asht e vertete ngase deputetja tha qe ajo e njifte viktimen ,mandej mendova qe ose asht e vertete ose e kane mashtrue por kur ndegjova qe vet deputetja ka thone ne prokurori qe nuk e njef viktimen siç e kishte pohue thash vetmevete si ka mundesi me rrenjte ne mes te dites per nji teme kaq te rende?
    Serbet kane ba 99 tat ne Kosove per kete s’ka dyshim, dhe te luejsh me keto vuejtje ne kete menyre ,kurre nuk e kisha imagjinue se mund te ndodhin!
    S’lane gja pa ba kete pdk-ista !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *