• |
ide | kryesore

Gasperini tek Roma, ka një sponsor…

Sport

Tek Roma vazhdon gjuetia për një trajner. E duket se tani e gjithë vëmendja është përqendruar tek Giampiaro Gasperini. Ndërsa po shkon drejt fundit sezoni i Atalantas, tekniku duhet të vendosë: nëse do të jetë ai trajneri i ri i Romës me një kontratë trevjeçare prej 2.5 milion në sezon.

Gasperini duket se tashmë ka gjetur mbështetjen e madhe edhe brenda klubit roman. Për të gjetur akordin me teknikun e bergamaskëve, është impenjuar drejtori i ri sportiv i verdhekuqve, Gianluca Petrachi. Është ai sponsori kryesor për Gasperinin, që duhet të vendosë dhe shpejt madje. Një lajmërim zyrtar megjithatë është e sigurtë se nuk do të jepet përpara se të mbyllet Serie A me Romën, Atalantan, por edhe Torinon ende në valle për Kupat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu