• |
ide | kryesore

Guardiola i mbyll derën në fytyrë Juventus: “Qendroj tek City”

Sport



Lajmi i ditës është natyrisht largimi i Allegri nga Juventus pas pesë vjetësh, por tani vëmendja kalon tek pyetja se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i bardhezinjve? Emrat mund të jenë shumë, por ëndërra e presidentit Andrea Agnelli është vetëm një dhe quhet Pep Guardiola. Spanjolli do të ishte trajneri perfekt për të provuar të fitohet Champions, por ai largon me vendosmëri zërat që e shohin të transferohet në Torino: “Sa herë duhet tiu them? Nuk shkoj tek Juventus, nuk shkoj në Italia” ka saktësuar spanjolli.

“Jam i lumtur këtu, nuk shkoj askund. Vitin e ardhshëm do të jem trajner i Manchester City, e kam thënë shumë herë” ka shtuar Guardiola gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të finales së FA Cup kundër Ëatford. “Jam i kënaqur që punoj në këtë klub, me këta djem. Sot ndihem kështu, por futbolli ndryshon shpejt. Ai i ardhshmi mund të jetë një sezon i vështirë, por do të jem trajneri i Manchester City”, ka përfunduar tekniku katalanas duke i mbyllur përfundimisht derën Zonjës së Vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *