• |
ide | kryesore

Keanu Reeves zbulon fiksimin pas Sandra Bullock

Paparazzi, Slider



Keanu Reeves ka zbuluar për herë të parë se ka qenë i fiksuar pas aktores Sandra Bullock. I ftuar në emisionin e “Ellen Degeneres”, aktori ka treguar për herë të parë se i pëlqente shumë kolegia e tij dhe shkonte me qejf në punë, gjatë xhirimeve për filmin “Speed”. Në fillim ishte moderatorja Ellen që zbuloi se Sandra e pëlqente aktorin, por Keanu zbuloi se edhe ai e pëlqente dhe nuk i kishte thënë asgjë asaj.

Keanu: “As ajo nuk e dinte që edhe unë e pëlqeja atë!”

Ellen: “Nuk më besohet që ju të dy e keni pëlqyer njëri-tjetrin dhe kishit frikë!”

Keanu: “Ne po punonim!”

Ellen: “Po ka edhe njerëz të tjerë që punojnë. Nuk ke pasur ti ndonjë romancë me dikë që ke bërë një film?”

Keanu: “Hmmmm”

Ellen: “Më duket si po!”

Keanu ka luajtur në dy filma me Sandra Bullock “Speed” në vitin 1994 dhe “Speed 2” në 1997-n, dhe ndonëse u përfol për një film të tretë së fundi, kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

 

View this post on Instagram

 

Tomorrow, Keanu Reeves and I meet for the first time.

A post shared by Ellen (@theellenshow) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *