• |
ide | kryesore

Kohë vendimesh: Icardi zbulon të ardhmen në Instagram

Sport



Nuk është akoma zyrtarizimi si në rastin e divorcit të Allegrit nga Juventus, por fjalët janë mjaftueshëm të përcaktuara në këtë rast. Mauro Icardi, ashtu si ndodh shpesh, zgjedh rrjetin social për të qartësuar pozicionin e tij mbi të ardhmen. Postimi në fakt nuk lë asnjë vend për ngatërresë: “Meqë në kohët e fundit shtypi ka marrë përsipër të pasqyrojë lajme që nuk janë as mendimi e as vullneti im – shkruan argjentinasi -, e kam të rëndësishme të informoj tifozët tanë, që i kam komunikuar në më shumë se një rast shoqërisë se qëllimi im është të qendroj tek Inter”.

Sulmuesi zikaltër vazhdon më tej: “Kështu, nga sot e tutje, nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. I kuptoj interest e shtypit të shesë lajme false, por më shumë se ti qartësoj gjërat personalisht nuk mund të bëj”.

E në fund, Icardi saktëson: “E përsëris, i kam shprehur Inter vullnetin tim për të qendruar, sepse Inter është familja ime. Koha do të thotë se kush ka thënë të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *