• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës – Tottenham është në finalen e Champions prej tij, Brazili e lë jashtë bashkë me Marcelo

Sport



Brazili bëhet gati për Kupën e Amerikës, në të cilën skuadra e Tite do të kërkojë të bëjë të harrohet eleminimi i shpejtë në Botërorin e Rusisë 2018. Tekniku i Selecaos ka publikuar listën me 23 lojtarët e përzgjedhur për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet nga data 14 qershor deri në 7 korrik.

Ajo që bie në sy është se mbeten jashtë heroi i Amsterdam, Lucas Moura, por edhe Marcelo. Njeriu që me tre golat e shënuar në gjysëmfinalen e kthimit kundër Ajax e dërgoi Tottenham për herën e parë në histori në finalen e Champions League nuk është preferuar nga Tite, ashtu si edhe Douglas Costa i Juventus e Vinicius, që është e kuptueshme në fakt, duke qenë se talenti vjen nga një dëmtim i gjatë.

Lista e të grumbulluarve:
Portiere: Alisson (Liverpool), Cassio (Corinthians), Ederson (Manchester City).
Mbrojtes: Dani Alves (Psg), Fagner (Corinthians), Filipe Luis (A. Madrid), Alex Sandro (Juventus), Miranda (Inter), Thiago Silva (PSG), Marquinhos (Psg), Militão (Porto).
Mesfushore: Allan (Napoli), Arthur (Barcellona), Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Lucas Paqueta’ (Milan), Philippe Coutinho (Barcellona).
Sulmues: Neymar (Psg), Richarlison (Everton), David Neres (Ajax), Everton (Gremio), Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Manchester City).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *