• |
ide | kryesore

Libri i Bamir Topit: Fatos Nano liberal deri në shthurje. Nuk i ndahej Rexhinës deri sa…

Lajme, Të fundit

Për Bamir Topin është e rëndësishme që gjithkush të thotë të vërtetën e tij. Si dëshmitar i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme në politikën e pas viteve ’90, ish-Presidenti i Republikës, ka shumë për të treguar.

Në librin e tij “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, botim i “UET Press” ai rrëfen jetën e tij, që nga fëmijëria, studimet, puna shkencore, hyrja në politikë, duke arritur të ngjitet deri në numrin një të shtetit.
Po ashtu ai rrëfen për raportet personale me liderët politikë të 3 dekadave demokraci, që nga Ramiz Alia te Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta etj. Për Fatos Nanon, ish-presidenti thekson se pushteti i tij ishte liberal deri në shthurje, kjo sipas Topit e çoi dhe deri në largimin nga pushteti.

PËR FATOS NANON

Fatos Nano është njohur prej meje rreth 50 vite më parë, kur në rrugicën e shtëpisë sime “Zenel Baboçi” kalonte çdo mëngjes për të shkuar në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bënte përshtypje, sepse nuk ndahej nga personi që më vonë do të bëhej bashkëshortja, Rexhina. Fatosi pa dyshim vinte nga një familje qytetare e intelektuale, me kërkesa të larta për rininë e viteve ’70.

Nga afër e kam njohur në Parlamentin e Shqipërisë, ku ndonëse herë pas here debati politik mund të ashpërsohej, klima e marrëdhënieve midis nesh mbeti tolerante. Pushteti i tij ishte liberal deri në shthurje, që e largoi nga pushteti në vitin 2005.

Bashkëpunimi dhe ndihma e tij në çastin e zgjedhjes sime si president konfirmoi bindjen se, pavarësisht krahëve të ndryshëm në politikë, Fatos Nano mbetet një politikan qytetar, jo inatçor, me kontribute për demokracinë shqiptare.

Nëse natyrës së tij tolerante do t’i bashkëngjitej vullneti për punë, rezultatet e tij do të ishin tepër të vlerësuara.

Kam përshtypjen që figurën e tij, sidomos pas daljes nga burgu, e shfrytëzuan një tufë karrieristësh dhe pa moral, që e shitën atë shumë shpejt dhe sot ata janë njerëz të rëndësishëm.

16 Comments

    1. qytetar gomer qenke.po te ishte nano i mir nuk do gjidhte nje qelbesir si rama ne ministri.dhe kush e ben vlersimin nje veterinar qe derraave ju thot lop .ky esht namut topi qe per nji tha kanabis si ina e edvin rama ter vendin e ban pis.tash ik qytetar se rama ka prenotuar per ty e veten nji gomar ,qe te ushtroni per pall frroku e te ilirit hajn ngjal.

  1. ”Kujtimet e vegjelise” ”,per shoket e mi pionere”nga keto eshte frymezuar -Topja-dhe ka shkruar perralla nga e kaluara .Do te beje -Letersi-Veterineri.

  2. Cecenet harrojne qe Bomja i hapi dyrt e tiranes per PD. Hiku Bomja dhe gjith AliDemi, Selvija, rruga dursit, rruga kavajes ose nuk votun, ose iken me LSI.
    Tani rrini tu gerthit anallim loje.

  3. E para, qëndrimi ynë publik duhet të pasqyrojë besnikërisht luftën politike, rezervat dhe kritikat parimore që ne si opozitë i bëjmë regjimit në opinonin e brendshëm dhe në kontaktet me të huajt.
    E dyta, ne duhet të davaritim dhe të mos lemë më shteg për komplekse idealizmi…

    Ps.
    Pjesë nga libri “Të jetosh kohën/Rexhina Nano”

  4. Po pronat qe mori bashke me kusherinjte e vete, nderkohe qe bashkeqytetaret e tij (tirananasit ne vecanti) akoma enden gjyqeve e kane shkuar deri ne Strasburg perse nuk i ka permendur ne liber?!
    Kur i shkonte nga mbrapa (bashke kusheririn Karapici) S Berishes, ky i fundit ishte i mire. Ndersa qysh kur nuk i interesonte me dhe donte te dilte mbi te Berisha u tjetersua?!
    Cili president ne Rruzullin Tokesor mbas mandatit kthehet ne politike dhe krijon parti te ‘re’ pa asnje vlere vetem per te marre rrogen ne parti te financuar nga buxheti i shtetit ku kontributi jane taksat e mbledhura nga bizneset dhe te ardhurat nga individet?

  5. Shkruaj o tope dhe ti. Cmalli alvanozet me kujtimet e tua
    Na tregon dot sa lek bere na politika. E mo na caj karin me brockulla

  6. Po bomja ku e shikon vete o plak, ky paska qene burre i squt o lale shkrun per te gjithe dhe per vete rri ne maje te nje topi bajge. Bej kakardhi o bamk qerollari se keta burrat qe ti tallesh te ben ky qe je sot palle komplet.

  7. Shikoje me kujdes veten edhe grupin qe te beri President Ku jeni????????? Ju e perfituat ne kurriz te PD..Ju po merni akoma ne qaf kete vend..Beni aleance me Cilin doni.Sot jeni letra higjenike

  8. Bamir bolja, flet per gjithe, po per Vete dhe Flamurin qe Flamur Topi eshte njerii nderuar tipik Tirons i ndershem dhe i zgjuar, pse nuk flet ky hale Bamir. Rracee keqe

  9. Bamir Leshi (Topi) njeri koti dembel, pret nga te tjeret e ne fakt te tjeret i don vetem ti rjep, bile s ja vle te meresh me ket tip servili fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu