• |
ide | kryesore

Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

Ide



Ka një kod të pashkruar të të gjithë mashtruesve profesionisë (përjashto këtu delirantët, të sëmurët apo mitomanët): mos e shpërdoro gënjeshtrën kur nuk ke nevojë.

Pikërisht këtë “urdhër” theu Edi Rama, të enjten, me paraqitjen e tij në “Opinion”. Ai doli përpara publikut për të rreshtuar një seri të pavërtetash të frikshme.

Lexo më tej:

Analiza/ Pesë gafat e Edi Ramës në “Opinion”

Gazetarët i nxorën përpara dokumentet zyrtare të prokurorisë, të pranuara edhe vetë nga Vangjush Dako, ku ai dëgjohet duke bashkëpunuar për grabitjen e votave me trafikantë droge, Rama tha se kjo është thjeshtë një “sallatë fjalësh”. Ata insistuan se pse prokuroria e përgjithshme po e varros këtë dosje, Rama u përgjigj se Arta Markun nuk e ka zgjedhur ai. Ata i kërkuan se përse nuk reflektonte së paku politikisht me shkarkim, Rama tha se nuk bëhet politikë me përgjime. Ata këmbëngulën se ai pati bërë të njëjtën gjë me videon e Metës në 21 janar, Rama lëshoi një pasthirmë të gjatë…

Por, ky nuk qe i vetmi episod, ku kryeministri u detyrua të gënjente rëndshëm.

Historia u përsërit dhe me shkrimin e tabloidit më të madh gjerman “Bild”, që e etikentonte regjimin e tij si gangster dhe e implikonte vetë kryeministrin në përgjimet e dosjes 184. Ai u rrek të bindte publikun shqiptar se shtypi gjerman qenkësh aq i paaftë, sa artikujt t’ia diktonin kundërshtarët e vet shqiptarë. Madje shkoi edhe më tej. Kur iu përmend akuza e Blerina Gjylamentit se ky artikull ishte i blerë, ai u justifikua se ajo e kishte thënë këtë në kokë të vet.

Sikur të mos mjaftonin mashtrimet për Dakon, Arta Markun, përgjimet dhe Bild-in, ai i shtriu ato deri në Kosovë. Ai gënjeu edhe njëherë tjetër kur pretendoi se Ramush Haradinaj e kishte shpikur fabulën e presionit për heqjen e taksës. Megjithëse tashmë në shtyp kanë dalë edhe dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarjeje, ai këmbënguli me kokfortësi në versionin e tij.

Natyrisht, askush nuk priste që Edi Rama të thoshte të vërtetën qoftë edhe për një nga këto tema që do të kishte qenë e mjaftë për të përligjur dorëheqjen e tij.

Ai nuk mund të pranonte as impikimin e trafikantëve në vjedhjen e zgjedhjeve, as akuzat e rënda të shtypit gjerman dhe as dyfytyrësinë epike që po tregon për Kosovën.

Por, është logjikisht e pakuptueshme se pse ai nuk iu përmbajt kodit të vjetër të mashtruesve: të mos gënjente pa pasur nevojë. Ta shmangte daljen në “Opinion” për të mos u përballur me ato pyetje që do ta nxirnin zbuluar.

Në të gjitha vendet normale të rruzullit, nuk ka shef qeverie apo kryetar shteti, që shfaqet në një intervistë aq të gjatë, për të mos dhënë asnjë mesazh, për të mos përcjellë asnjë ide, për të mos shpalosur asnjë vizion për të ardhmen.

(VIDEO) Si u bukos Rama për zgjidhjen e krizës

Rama bëri pikërisht këtë: Hapin e panevojshëm të paraqitjes publike për të mashtruar. Dhe fatkeqësisht ky ves i doli dy fish në pah, tani që shpallja e paqes për mos denigrimin e gazetarëve, nuk e mbron dot si më parë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Z. Bushati, keni bere shpesh analiza te vlefshme, por mbreme tek tpz bete nje deklarate qe personalisht m’u duk nje gabim trashanik. Thate qe ky rregjim duhet te shkoje deri me fund duke marre gjithcka per t’iua bere te qarte njerezve se duhet te rrezohet. E thene ndryshe dujet te presim qe te rikthehet viti ’90. Natyrisht qe shumices se politikaneve ia kemi pire lengun si popull dhe ka ardhur koha qe shume prej tyre minimalisht te zhduken nga skena politike e vendit, por nje rifillim si ne 90-en nuk duket zgjedhja me e mire. Ka mundesi dhe menyra te tjera per te ndryshuar dhe sa me shoejt qe te jete e mundur se perndryshedoheqin va herma nga emri i i vendit dhe do te quhet Siri ndersa Tirana do qihet Alepo. Nuk e kam fjalen per lufte, por ne kiptimin se ky vend do te boshatiset nga shqiptaret dhe do popullohet nga refugjatet siriane e afgane. Jo thjesht duhet ndryshuar rregjimi, por duhet filluar nga largimi i kesaj klase politike dhe implementimi i shtetit te se drejtes dhe zbatimi i ligjeve. Kjo duhet bere sa me shpejt ne te kundert nuk dihet se cfare ndodh.

    1. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka, skandale vjedhje rrahje turpet nga Kanadaja ne Danimarke.
      Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
      Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  2. Po nuk doli per ata qe presin te verteten nga Kryeministri. Doli per militantet qe kane 6 vite qe kenaqen e lumturohen pa mase kur rama lodron me gazetaret, nderkohe qe 1.7 miliarde ne nje vit jane zhdukur pa lene gjurme dhe 100 milione te tjera do te fluturojne gjithashtu. Sot kafenete e te majteve do te gelojne nga ai pseudonimi qe i vuri Bejtes, qe ne fakt ishte pergjigja e Kryeministrit lidhur me investimet e huaja. Vend i cuditshem, Kryeminister i cuditshem. Hajt na boft mire intervista!

    1. jo jemi thjeshte te nenshtruar. evropa na efuti sa krahu se po mundohet te na perdore per te mrbojtur bythen e vet nga politikat e veta te mefshta dhe qe shkelin rrjedhimishte shkelin rregullisht te drejtat e njeriut per eksperimente sociaale. tipike e te majtes

  3. Km ine eshte bere tamam si ajo lecka e pastrueseve qe fshijne maternitetet ne Afganistan, Irak, dhe qadrat e Isisit, po qa mereni more me nje super drogmene, turpe more turpe.

  4. Hej Spiro mos nga Sardenja !Akoma nuk e di shqipen si shkruhet.Germa “Q” te tradheton ore pallosh.Mendimet i ke per pyll KU rrine egersirat

  5. Beavo. Lideri thjesht amplifikoi figuren e tij prej HARBUTI!
    E dinim qe psikopatia po i thellohej, po edhe harbuteria s’mbetet pas, dhe u pa qarte mbreme!

  6. Kesaj I thone – meqenese Bushati del tek Ylli I partise, nuk ben sens për Ramen ti bej karshillek në te njejtën ore në TV e Aleksansrit. Pra askush nuk duhet te flase rroma për toma te enjteve pervec ketij gjeniu te gazetarise shqiptare por edhe boterore.
    Tjetra është se çdo person me dy pare mend në koke flet ne menyre te moderuar, me vetepermbajtje dhe me modesti – vetem idiot si Lubonja e Bushati flasin me arrogancen dhe vetë-sigurine e injorantit që di gjithcka. Keshtu si keta flasin vetem personat me personalitet te deformuar e antishoqeror apo/edhe fondamentalistet ekstremiste.

  7. Sekuenca e ngjarjeve:
    Nje ish prokuror ben hetime per nje grup te dyshuarish ne Shijak. Hetimet perfshijne pergjime telefonike e ambientale me dhjetera CD ne total.

    Nga gjithe moria e pergjimeve, tre biseda te Vangjush Dakos me te dyshuarit behen publike.

    Prokurori i ceshtjes nuk e fiton vetingun si i korruptuar

    Asnje vendim gjyqesor, asnje vleresim nga ekspertet, asnje denim asnje pretence ASGJE. Gjithsesi, PD ngre pretendimin qe bisedat jane evidence per blerje votash. Shkon edhe me tej dhe thote qe votat ne gjithe Shqiperine jane te blera. Dy vjet me pas. Rezultatin qe kishte certifikuar vete. Asnje fjale per LSI qe ne te vertete eshte makine votablerese.

    PDja djeg mandatet dhe nuk futet ne gare zgjedhore dhe perpiqet te marre pushtetin ne tavoline.

    Telati ia permend Rames keto pergjime dhe i kerkon pershpejtim hetimesh dhe reflektim. Reflektim ose ne formen e shkarkimit te Dakos (minimalisht) ose qeveri tranzitore (ketu shqupistat prishen ne breke). Pak a shume te njejten kerkese parashtron edhe artikulli i anal ist Bushatit me siper.

    Ne lidhje me kete kerkese Rama pergjigjet qe pushtetet jane te ndara dhe nuk mund te ndikoje ne punen e prokurorise. Dakon nuk mund ta shkarkoje persa kohe qe nuk ka asnje vendim nga drejtesia apo qofte edhe nje kerkese nga prokuroria. Ai shton qe e Saimir Tahiri i sulmua ne menyre te ngjashme dhe antimafia e Leces e nxorri te paster.

    Keto shpjegime nuk kenaqin Shqupistat, anal istat e gjitheditur qe kujtojne se Shqiperia eshte bajrak si ne kohen e Sali Bajraktarit. Sigurisht qe faji nuk eshte i Rames.

    1. Qenke masturbuar se paku menderisht o qyqar..Supozime mbi supozime..Nejse u kenaqe te pakten,?? Pafsh ne ender gjelle pasanikesh!

  8. Edvin D’Rama nuk i permbahet kodit te vjeter te mashtruesve,sepse eshte mitoman,genjeshtare patalogjik.
    Egocentrizmin i tij nuk plotesohet dot me realitetitn,qe e nxjerr jasht orbites së vemendjes,por vetem me genjeshtra.Dhe ky eshte proces evolucioni,ku çdo habitat merr formen individuale.Shumica e atyre qe
    mrekullohen nga Rama,jan gjithashtu genjeshtare,mashtruese,qe gjejn vetveten tek ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *