• |
ide | kryesore

Misteri Luis Enrique mban pezull Spanjën: tekniku mungon në pankinë për sfidat e ardhshme

Sport



Një rikthim (Isco), një surprizë (Cazorla) e një mungesë e madhe, ajo e Luis Enrique, që shton dyshimet e paqartësitë në pankinën e Roja. Ndërsa federata spanjolle lajmëron listën e 23 të grumbulluarve për impenjimin e dyfishtë në kualifikueset europiane kundër Ishujve Faroe e Suedisë (7 e 10 qershor), vëmendja përqendrohet në lamtumirën e mundshme të teknikut asturian, për motive personale. Të njëjtët që në 26 mars e ndaluan të udhëhiqte skuadrën në sfidën kundër Maltës e që, në fakt, do ta mbajnë larg të paktën deri në fillim të shtatorit (kur Roja të ndeshet me Rumaninë e Ishujt Faroe). Luis Enrique nuk do të shkojë në grumbullim me skuadrën, që do ti besohet ndihmësit të tij Roberto Moreno.

Për momentin, Luis Enrique uk ka komunikuar ende qëllimet e tij, por ndihmësi Moreno ka larguar zërat për një largim, duke garantuar se “nuk ka ndryshuar asgjë. E vetmja diferencë është se (Luis Enrique) nuk mund të jetë gjithnjë prezent, por jemi në kontakt konstant, edhe në videokonferencë. Grumbullimet, ashtu si të gjitha vendimet e direktivat janë zgjedhje të tij”. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe drejtori sportiv Molina që ka mohuar cdo mundësi ndarje me Enrique, që mbërriti në krye të Roja gati një vit më parë. Pavarësisht deklaratave, cështja mban në ankth Spanjën, me shtypin që ka nisur të hamendësojë zëvendësuesin. Mes kandidatëve kryesorë, sipas Marca, do të jetë Abelardo Fernandez, që vjen nga eksperienca e Alavés.

Lista e 23 lojtarëve të Spanjës:
Portierë: De Gea, Pau Lopez, Kepa.
Mbrojtës: Sergi Roberto, Alba, Navas, Ramos, Iñigo Martínez, Diego Llorente, Hermoso, Carvajal, Gayá.
Mesfushorë: Rodri, Isco, Parejo, Asensio. Busquets, Ruiz, Cazorla.
Sulmues: Rodrigo, Morata, Aspas, Oyarzabal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *