• |
ide | kryesore

“Nëse do të shkosh në kinema falas, eja tek ne”: E ardhmja e De Rossi përsëri në Serie A…

Sport



Të gjithë kërkojnë të dijnë se cila do të jetë e ardhmja e Daniele De Rossi pas lamtumirës turbulluese nga Roma. Bastvënësit kanë shpërthyer në ide e hipoteza, flitet për oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Japonia dhe nga Argjentina. Por i pari që ka bërë përpara zyrtarisht ka qenë presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero: “Kemi folur disa javë më përpara gjatë një udhëtimi me tren. Asokohe më pati thënë që donte të merrte një vit plot me të shtuna e të diela. Tani nëse ai do të vijë tek Sampdoria unë këtu jam”, ka treguar në një intervistë për Corriere dello Sport.

“De Rossi është një mik, vjen gjithmonë në Kinemanë “Adriano”. Si president javë më parë e kam sulmuar, sepse më ka humbur një ndeshje me një gol të dukshëm me faull. Atë ndeshje e ka fituar De Rossi dhe jo Roma. Kam mbetur shumë i keqardhur edhe kur Totti ka qenë i detyruar të tërhiqet. E pata ftuar të vinte tek Sampdoria, por m’u përgjigj se nuk mundej. Tani po e provoj me Danielen. I kam gjetur menjëherë numrin dhe po i them publikisht: nëse do të shkosh falas në kinema hajde tek unë. Shakatë mënjanë. Rroftë De Rossi. Daniele e di se kush jam unë”, vazhdon numri një i Sampdorias.

“Bën pjesë në atë kategori lojtarësh të jashtëzakonshëm si Quagliarella. Edhe për të thonin se kishte mbaruar, përkundrazi është duke bërë kampionatin më të bukur të karrierës së tij. Së bashku me De Rossi do të bënin gjëra të mëdha. Daniele mund të zgjidhë një ndeshje me një gol ose me një veprim. Është një kampion, kjo nuk diskutohet. Disa lojtarë nuk do të duhet të tërhiqen kurrë, shihni Pellisier. Janë bërë të tillë dhe janë të një cilësie tjetër, e kanë futbollin në ADN, janë artistët e fushës së futbollit, ndërsa unë jam një artist i rrugës. Arti nuk blihet”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *