• |
ide | kryesore

Pas shkrimit te banesa, çfarë thotë ambasadori i OSBE-së për ‘armiqtë e popullit’

Lajme, Të fundit



Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka folur për herë të parë, pasi sulmit që iu bë banesës  së tij, ku të rinjtë e forumeve politike shkruan në murin e pallatit të tij “Turp për ju”.

I ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”,  Borchardt ka folur dhe për politikanët e sotëm shqiptarë.

Sipas tij, politikanët shqiptarë mjerisht që nga koha e regjimit diktatorial dhe deri më sot përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin si “armiku të popullit” dhe me këtë po i shkaktojnë një dëm shoqërisë.

Ai ka thënë se duhet të marrë fund miti i “armikut të popullit”. 

“Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.

Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”.

Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.

Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat. 

Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri.

Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet –  janë përgjigjet e tij thelbësore.

Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore.

Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë”, është shprehur Borchardt.



7 Comments

  1. ore na thuaj sa leke ke bo me Ramen, leji denglat. Rakia e rrushit behet nga rrushi.

    Merrni leke nga Rama apo pushteti i jepni ne kembim mbeshtetje te pakufizur dhe na tregoni perralla.

    Beni detyren tuaj , mos vidhni mos u korruptoni. Fytyre e shemtut ( idiome)

  2. Ik mer qorr muti se sje per asgjo. Po ca bo ti me qorr muti, tall bythen e shpifur nga mjesi ndarke e merr 10 mij euro ne muj surrati jot prej perversi u ofendu e per car mer qorr muti. Zaten bythqimat e ”europes” ku dum me shku kan gjet veten ne kte ven se kena i kapominister qe i pelqen zaten ene daku ene zafllaku…ik mer qorr muti, mer zgjebs…

  3. O zoteri. Mos harxho kohen me idiotet qe ka ky vend. Ketu jan trashur pothuajse te gjithe nga trut. Jan gati te diegin shtepit e tyre, dhe partin mos ta tradhtojn. Dhe kete e thelloi me keq besniku i partis, shoku sali. Dhe sot vaxhdon ti ndaj njerzit si dikur, ne komunist dhe demokrat. Po paradoksi me i madh eshte se… Komunist ka, po jan disa ne moshe madhore qe po jetojn vitet e fundit dhe si rrjedhim te parrezikshm. PO MUND TE NA THOT DIKUSH SE KUSH ESHTE DEMOKRAT NE KETE VEND????.

  4. Me vjen keq per kete moster.Kata fetyra te NDYRA duhet te largohen nga Shqipnia ,se e moren ne qafe vendin tone.Po e shkaterrojne Shqipnin kjo moster e disa AMBASADOR u ban MILJONERA duke GRABITUR POPULLIN SHQIPTAR. Mos te harrojme se sa pare jan pagu neper AMBASADA per nji VIZ.

  5. Ky ka degjuar per komunizmin por po ta kishte jetuar do e kuptonte se cfare fare ishte, keta te socmit jane produkt i njeriut te ri te krijuar nga ppsh qe nuk kane as din as iman dmth jane rilindas. Suksese lali geri

  6. mjafton nje her te hash mut stalini dhe behesh si ,balla,xhyla e ahmetit,spiriopela dhe qelbesir edvini.fakti borchardt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *