• |
ide | kryesore

PD: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria e Edi Ramës. Ekonomia po mbaron, zero investime të huaja

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat thotë se ekonomia shqiptare po mbaron, ajo është në rënie, për shkak se të rënies së investimeve të huaja.

PD shprehet se qeveria “Rama” në këto 6 vjet ka sjellë zero investime të reja te huaja dhe nuk ka hapur vende të reja pune.

Deklarata e plotë e PD:

Banka e Shqipërisë sapo ka njoftuar se rritja ekonomike e vendit vazhdon të bjerë pa ndërprerje që nga tetori i vitit 2018. Arsyeja kryesore është rënia drastike e investimeve të huaja. Deri tani kontribuesit kryesore në rritjen ekonomike ishin investimet e mëdha që siguroi PD. Me përfundimin e punimeve në gazsjellësin TAP dhe Hidrocentralin e Devollit, ka rënë edhe rritja ekonomike e vendit.

Ekonomia shqiptare po mbaron.

Qeveria “Rama” në këto 6 vjet ka sjellë zero investime të reja te huaja dhe nuk ka hapur vende të reja pune.

Paraja kriminale po përzë paranë e ndershme dhe, me përjashtim të kantiereve të pastrimit të parave me ndërtime luksoze në qendër të Tiranës, kantieret e vërteta të punësimit nuk ekzistojnë.

Kriminalizimi dhe klientelizimi i ekonomisë po shkatërron të ardhmen e vendit: sot vetëm kriminelët dhe klientët mund të punojnë duke pastruar para dhe vjedhur pasuritë e vendit.

Fotografia me e qartë e gjendjes së mjeruar ekonomike të vendit janë radhët pa fund të të rinjve shqiptarë në Ambasadën Gjermane për viza të përkohshme punësimi. Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria e Edi Ramës.

I vetmi investim që ka bërë ndaj tyre Edi Rama është blerja e gazit helmues për të shuar protestat kundër rrënimit që u ka bërë Rama.

E vetmja rrugë për rikthimin e shpresën në këtë vend, për të kthyer investimet, punësimin dhe mundësitë ekonomike është bashkimi me opozitën për t’i dhënë fund qeverisë së mjerimit të vendit.



5 Comments

  1. Ekonomia rilindase ka 3 burime rritje:
    1- TAP-in dhe hidrocentralet e Saliut
    2- Hidrocentralet e Enverit
    3- Hashashin dhe kokainen e sajes dhe te rames.
    Hiq keto te treja dhe eshte e sigurte qe jemi ne renie te rende dhe jo ne rritje ekonomike.

  2. Lyli eshte zgjidhja. Kur te vi lyli ne pushtet doktoret do kene 1200euro rroge. Mesueset 900euro, infermieret 800euro.
    Lyli do investoje 200milione euro ne bujqesi, 100milone ne arsim dhe shume gjone te tjera te bukra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *