• |
ide | kryesore

Plagoset Met Elshani, ish-menaxheri i Mozzik

F1, Paparazzi



Vetëm pak minuta pas raportimeve mediatike për plagosjen e menaxherit të shtëpisë diskografike Met Elshani në Prishtinë, Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen.

Në një njoftim për mediat, policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” rreth orës 15:00 dhe se i plagosuri është shtetasi M.E. (Met Elshani), i cili është dërguar në QKUK për të marrë ndihmë mjekësore pas plagosjes me armë zjarri.

I plagosur gjithashtu është dhe një 23-vjeçar, i cili gjithashtu po merr ndihmë mjekësore.

Mediat e Kosovës kanë bërë të ditur se Elshani ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se policia ka vënë në pranga 4 persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ata janë:

Sh. C. mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L.K. mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Xh. B. mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Sakaq, i dyshuari i katërt, 23-vjeçari me iniciale A.K., ndodhet në spital pasi ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 3 pistoleta dhe po vijon hetimet për zbardhjen e konfliktit të armatosur.

Ndërkohë, siç raporton “Indeksi Online” në ambientet e QKUK ka mbërritur Endri, një prej artistëve të rinj nën menaxhimit e Elshanit, i cili ka nxituar për të qenë pranë të tij.

Kujtojmë se Met Elshani gjithashtu ka nën menaxhim reperin Fero, grupi i së ciloit dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *