• |
ide | kryesore

Reddit publikon finalen e Game of Thrones

Paparazzi, Slider
Game_of_Thrones_title_card.jpg



Sezoni i tetë dhe përmbyllës i “Game of Thrones” nga pikëpamja e rrjedhjes së informacioneve nuk duket se po gjen paqe. Pasi dolën paraprakisht të gjitha episodet, edhe finalja nuk bën përjashtim.

Edhe pse autorët janë munduar të blindojnë sigurinë, nuk ia kanë dalë dot. Më e fundit është postuar në “Reddit”, ku një përdorues pretendon se ka zbuluar finalen e sezonit.

Sipas tij, episodi nis me Jon, Davos e Tyrion që ecin në gërmadhat e King’s Landing. Tyrion gjen dorën e Jaime dhe kupton fatin e dy vëllezërve. Ushtarët e Grey Worm kanë kapur dhe po vrasin ushtarët e Lannister. Jon u thotë të ndalojnë, por Grey Worm i kthehet duke thënë se merr urdhra vetëm nga mbretëresha.

Skena finale përfaqëson mbylljen e gjithçkaje; Arya është në anije, Sansa drejton Winterfell, Jon është te Barriera ku bashkohet me Tormund e Ghost, ndërsa Bran është mbreti i Westeros, gjykata e të cilit përbëhet nga Sam, Davos, Bronn, Brienne, Yara, Robin Arryn, Gendry e Podrick.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *