• |
ide | kryesore

Shefi i opozitës franceze: Nuk mund të pranojmë në BE një vend të korruptuar si Shqipëria

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Republikane në Francë, Laurent Wauquiez, ka kundërshtuar me forcë në media idenë e zgjerimit të BE. Sipas tij, Shqipëria është një vend i mbytur nga korrupsioni dhe për këtë arsye nuk e meriton antarësimin në BE.

“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Laurent Wauquiez  për Franceinfo, mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas kryetarit të Partisë Republikane (LR), zgjerimi i BE-së ka rezultuar një gabim i madh. Gabim prej të cilit duhet të nxirren mësime.

 “Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi”, tha Laurent Wauquiez.

“Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha ai.

Wauquiez premtoi se partia e tij do të kundërshtojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”.



13 Comments

  1. po bullgarin e e rumanin pse e pranuat, apo skishte korrupsion aty? pastaj nuk eshte se presim me shum nga goja e nje fashisti e nga nje shtet filoserb e antishqiptar. franca, anglia dhe hollanda kan qen historikisht vende antishqiptare.

  2. Mos thoni se nuk e ka fajin Saliu. kur Saliu ka qene me studime ne France, ka patur miqesi me familjaret e ketij zoterise dhe tani e ka marre ne telefon e i ka thene te shprehet ne kete menyre. FAJIN E KA SALIU, NDOSHTA EDHEAHMET ZOGU QE KA VDEKUR NE fRANCE DHE IA KA LENE KETE AMANET

  3. ti mire e ke o francezo. Por kane hyre 500 mij shqiptare per 5- 6 vjet, me mijra jane tu ik cdo dite , ju na jepni letrat qe te punojme rehat.
    Mos na demtoni prej bandes se rilindjes.

  4. Dhe ky francezi ne nje mendje me lulune hollandeze,por keta nuk kane gje ne dore,vetem celsat e kashtes se salihut

  5. Hajde komentues, hajde. Komente si nxenesit e klases se pare. Edhe sikur te hapen negociatat per anetaresim(Serbia e ka bere vite me pare) jane 35 kapituj qe duhen negociuar nje per nje. Sa vite duhen kur mund te begociohet 1 ose 2 ne vit?!
    Sa per letra pune, kush do jete ai pronar ne BE te punesoje nje shqiptar nga Shqiperia pa eksperience pune ne BE, aq me keq ne France?!
    Politikanet e te gjithe spektrit politik (per mendimin tim PS, PD, ndoshta LSI…te tjerat jane sa per numer) genjejne nga mengjezi deri ne darke, por si t’ia bejme me te droguarin E Rama?

  6. Normal qe jo. Po nuk ka problem perderisa shqiptaret i dalin per zot gjithmone te keqes do te thote nuk e duan te miren e tyre. Mjaft kumandarin ta kene mire . Eshte ne gen skemi ca i bejme.

  7. Mos e rruj karin se aty na ke prap. Sdo qe te vim me dokumenta te rregullta, mos ki merak se vim me fallco, vim si rumun ose bullgar.

  8. Po ik ore Monsieur! Paetija ua ka treguar vendin imperialisteve dhe revizionisteve. Shoqja Gjylameti e ngriti shpaten dhe njehere-o per situaten…..

  9. o francezo…… te zgjuarit jane integruar me kohe ne perendim, aty kane ngele 50 perq. injorante, 30 perq. hajdute, 20 perq budallenj, 5 perq te pafuqishem, 5 perq te ndershem. hajt tung

  10. Hahahaha ka gallata, Europa mendon se po si hape rrugen shqiperise ne do vdesim/ politika eshte kurve edhe kurve do mbetet si politikanet tane qe nga mengjesi deri ne darke na ushqejne me ginjeshtra,
    Nqs europa tregohet e veshtire, ska problem i hapim deren Kines, Rusise si e beri Turqia, lere boten Arabe te investojne, se kjo eshte politika kur ska rruge majtas ka djathtas, ka shume zgjidhje,
    Se flet nje opozitare i nje vendi as i ruhet njeriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *