• |
ide | kryesore

“Shqipëria, shtet gangster”/ “Bild” në 2019-ën njëlloj si “The Independent” në 1997-ën

Kryesore, Lajme



Shkrimi i fundit i gazetës gjermane Bild që e cilësonte Shqipërinë një “shtet gangster dhe mafioz” shkaktoi një tërmet në Tiranë. Ai ishte nga të paktët që bënte një analizë të fortë të asaj që po ndodh në vendin tonë.

Gazetari Peter Tiede bënte një parashikim të zymte për vendin, por dy fjalitë e tij “Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz! Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh” kanë sjellë për shumëkënd një tjetër shkrim të famshëm të britanikes “The Independent” në 14 shkurt të “97-ës (dita e Shën Valentinit) vetëm pak javë përpara se vendi të zhytej në kaosin e marsit të atij viti.

Gazetari Andrew Gumbel e quajti “Regjimi gangster që gjetëm” duke bërë akuza të forta për qeverinë shqiptare të kohës. Lapsi.al gjeti shumë ngjashmëri në të dy shkrimet të cilat vijnë të përkthyer më poshtë të plota.

“The Indipendent” në 97-ën e niste me një frazë se Shqipëria ndodhej “në skaj të anarkisë”. “Bild” në 2019-ën thotë që në fillim se “Shqipëria po zhytet në kaos”.

Britanikja thotë më pas se shërbimet inteligjente po raportonin se vendi po kthehej në një shtet monopartiak dhe demokracia ishte fasadë. Gjermania, 22 vjet më pas vë re se “prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim”.

E para shihte se si Presidenti Berisha vijonte të kishte mbështetje publike nga Europa, por ashtu siç e dyta vë re se Rama që vijon të pritet nga Merkel.

“The Independent” zbulonte në atë kohë se trafiku i drogës dhe armëve lidhej direkt me qeverinë e kohës. “Bild” thekson sot se si 2 ministra janë shkarkuar pas akuzave për lidhjet me trafikun e drogës.

Gazeta britanike shkruan për dhunimin e opozitës, nënshtrimin e medias dhe pushtetit gjyqësor, njëlloj si tabloidi gjerman që sot sheh se si vendi ka mungesë të demokracisë.

Dhe në fund zgjedhjet. Gazetari Andrew Gumbel e thotë troç se zgjedhjet e majit 96 ishin të manipuluara ndërsa kolegu i tij gjerman, 2 dekada më pas zbulon një përgjim të kryeministrit Rama pas zgjedhjeve të Dibrës.

Lexojini më poshtë të dy shkrimet për të parë se sa pak kemi ndryshuar nga ajo kohë në sytë e europianëve dhe ndoshta është koha të ngremë pyetjen: Ku po shkojmë sërish? ©LAPSI.al.

Regjimi gangster që gjetëm

Nga Andrew Gumbel, 14 shkurt 1997

Qeveria e Shqipërisë, shteti më i varfër i Evropës, që tani është duke iu afruar skajit të anarkisë, ka qenë e përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve të zjarrit dhe pastrimit të parave. E megjithatë ka ende mbështetjen e demokracive perëndimore, përfshirë edhe Britanisë së Madhe.

Të frustruar, burimet e inteligjencës kanë paralajmëruar më kot për atë që në fakt është një shtet gangster, kanë treguar prova të detajuara dhe të pavarura të përfshirjes së një pjese të anëtarëve të Partisë Demokratike në pushtet në Shqipëri duke përfshirë edhe ministra të qeverisë në një varg të jashtëzakonshëm krimesh.

Në 2 vitet e fundit dokumente të klasifikuara kanë qarkulluar në kryeqytetet perëndimore duke cituar prova të zhytjes dhe përfshirjes aktive të anëtarëve të Partisë Demokratike në qeveri në trafikun e drogës, në tregtinë ilegale të armëve deri në luftën e Bosnjës apo deri në thyerjen e embargos së naftës duke shitur naftë në Serbi dhe Malin e Zi.

Dhe megjithatë Perëndimi, në veçanti Europa ka ndjekur një politikë të mbështetjes gati pa kushte të Presidentit Sali Berisha dhe qeverisë së tij. Me vendin që tashmë po rrëshqet në anarki pas shembjes së një serie skemash investimi piramidale, bindja se Berisha mund të sjellë stabilitet në këtë qoshe të Ballkanit është shkatërruar dhe Perëndimi duhet të pyesë përse nuk e pa rrënimin duke ardhur.

“E konsideroj të pabesueshme që askush nuk e ka “hapur kapakun” për të parë sepse ajo që po ndodh realisht në Shqipëri është tronditëse” – tha një burim i inteligjencës. “Ne i kemi kaluar njoftimet për këtë, por askush nuk do t’ja dijë”.

Politikanët në Francë, Gjermani dhe Itali kanë vijuar t’i bëjnë elozhe Berishës në publik si një njeri të impenjuar për paqen, tregun e lirë dhe procesin demokratik. Britania e Madhe ka stabilizuar marrëdhënie diplomatike të kompletuara vitin e kaluar. Malcolm Rifkind, ministri i jashtëm vizitoi Tiranën dhe emëroi të ngarkuarin me punë, Andrew Tesoriere si ambasador.

Berisha i bëri elozhe John Major gjatë vizitës së ministrit të jashtëm duke thënë: “Dua të falënderoj të gjithë kontribuuesit britanikë për ndihmën që i kanë dhënë vendit tim”. Partia Demokratike e Berishës është edhe aleate e Partisë Konservatore nëpërmjet hyrjes në Unionin Demokratik Europian, një grupim i partive të qendrës së djathtë.

Por shërbimet e inteligjencës të vendeve të ndryshme kanë sinjalizuar pa ekuivok se Shqipëria është transformuar në një shtet mono-partiak, represiv ku korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha nivelet dhe një ekonomi të bazuar gjerësisht te gangsterët nën kontrollin e ashpër klientelist të partisë në pushtet.

Baronët e drogës nga Kosova, një rajon shqiptar in kontrolluar nga Serbia, operojnë pa u ndëshkuar në Shqipëri, dhe pjesa më e madhe e transportit të heroinës dhe drogave të tjera nëpërmjet Shqipërisë nga Maqedonia dhe Greqia drejt Italisë del se është e kontrolluar nga SHIK-u, policia sekrete shtetërore në bashkëpunim me polici të vendeve ku Shqipëria lidhet me kufi.

Agjentët e inteligjencës janë të bindur se zinxhiri i komandës shkon deri në krye dhe nuk ka pasur hezitim në tregimin e emrave të ministrave dhe lidhjeve të tyre. Një ministër i dyshuar për përfshirje direkte në drejtimin e trafikut të drogës është larguar nga qeveria, por një tjetër i akuzuar për keqpërdorimin e pozitës së tij për transportimin e mallrave të paligjshme është ende në detyrë.
Gjatë luftës në Bosnje, kompania që gëzonte monopolin për importin dhe eksportin e naftës drejtohej drejtpërdrejt nga Partia Demokratike dhe kryesohej nga shefi i saj, Tritan Shehu, tani zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Burimet e inteligjencës pretendojnë më tej se “Shqiponja”, një kompani e drejtuar hapur nga PD, ishte përdorur për të lëvizur armë dhe drogë, dhe këto trafiqe janë duke vazhduar në forma të tjera.

Skemat piramidale – disa pseudo-banka që patën sukses në thithjen e fondeve nga pothuajse çdo familje shqiptare me premtimin e pagesave të larta të interesit po shkojnë drejt rrënimit, por në to kanë gjurmët gishtërinjve të qeverisë mbi to. Dy javë më parë, “The Independent” raportoi dyshime se skemat u nxitën nga fluksi i fondeve nga krimi i organizuar dhe po përdoreshin për pastrimin e parave të pista.

Më e madhja e të gjitha skemave, e drejtuar nga kompania më e madhe private e Shqipërisë, Vefa Holdings është e identifikuar ngushtë me qeverinë dhe ka financuar bujarisht fushatat zgjedhore të PD. Po ashtu ajo është në hetim në Itali për lidhjet me mafian e Sicilisë, Kalabrisë dhe Pulias.

Për herë të parë këtë javë, akuzat për veprimtari kriminale pas skemave piramidale janë transmetuar në publik nga zyrtarët perëndimorë. Pier Luigi Vigna, prokurori kryesor i Italisë anti-mafia konfirmoi një raport nga një shoqatë e biznesit të vogël që grupet e krimit të organizuar në Itali kishin hedhur paratë në këto skema për të rritur kapitalin fillestar për sipërmarrje të reja. Ai vuri në dukje se Shqipëria ishte bërë një prodhues i rëndësishëm i marihuanës dhe po përpiqej në kultivimin e “coca”-s, lëndës së parë për kokainë.

Asnjë nga këto pretendime nuk vjen si një surprizë për shqiptarët e zakonshëm që kanë humbur prej kohësh besimin në pafuqishmërinë e sistemit të tyre politik dhe kanë pranuar korrupsionin endemik në vend.

Presidenti Berisha dhe qeveria e tij kanë qenë thellësisht jopopullore për më shumë se dy vjet, pasi reputacioni i tyre si kampionët e demokracisë dhe tregjeve të lira është dëmtuar nga represioni në rritje kundër opozitës politike, medias së pavarur dhe institucioneve të shtetit duke nisur nga gjyqësori i cili është pastruar nga zërat anti-qeveritarë.

Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura Majin e kaluar u denoncuan në vend dhe jashtë vendit si të pavlefshme për shkak të përhapjes së gjerë të manipulimit të votave dhe kërcënimeve të dëshmuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Shqipëria ka qenë një shtet de facto njëpartiak qysh atëherë. Gjithashtu, zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor ishin pothuajse me siguri të manipuluara./ LAPSI.AL

“Pse po digjet Ballkani?

Nga Peter Tiede/ BILD

Flakë, bomba tymuese, trazira në rrugë, demonstrata masive çdo javë: Shteti ballkanik, Shqipëria, zhytet në kaos.

Gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin, Tirana, pati përleshje në rrugë.

Demonstruesit e opozitës hodhën koktejle molotov, shashka dhe bojë drejt ndërtesës së zyrës së kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe demonstruesish u plagosën.

Çfarë po ndodh në shtetin ballkanik?

Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë këtë vit.

Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Kryeministri dhe thashethemet e drogës

Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

“Qeveria mbron mafian”

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Manjani vetë dikur kishte kërkuar luftë kundër drogës- madje edhe nuk e përjashtonte edhe përdorimin e ushtrisë në vendin anëtar të NATO-s. Ai u lirua për këtë në janar të vitit 2017.

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Udhëheqja e policisë konsiderohet e korruptuar

Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë.

Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës.

Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorrëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë.

Konkluzioni i tij në Bild: Vendimi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”.

Por, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani për Bild, në Europën politike vështirë se interesohet kush. Së fundmi, kancelarja Angela Merkel i priti krerët e shteteve të Ballkanit në Berlin, për samitin e Ballkanit Perëndimor- mes tyre, kryeministrin Edi Rama.



7 Comments

  1. Kjo lloj monster qeveriu kurr mos ardht. Ka 25 vite qe esht ne qeverisje her minister her krye bashkiak dhe prap km dhe thot Saliu e ka fajin imagjinoni sa i pelqen posti ketij super drgmeni qe vetem vjedhje dhe vrasje ka ber ky me lloj lloj drogerash qe vijn e dalin nga vendi yne, dhe me pa turp akoma ka ftyr e thot do bej shtet, ja o popull qa te ben karrigja shum ne pushtet,

  2. Spiro loqja min nuk eshte pushtet,kryetar bashkie ke pushtet minimal,kurse kryeminister ka 5.5 vjet,spiro loqja pushtet ka ai njeri qe ka kutine e shtetit o loqe dhe kete kuti Ramiz Alia ja dhuroi njeriut me te gabuar salih ram berisha dhe ky agjent Bisturia e perdori per ti bere presion cdo njeriu qe do ti nderpriste atij rrugen politike ky quhet pushtet 5vjet president dhe 8 vjet kryeminister dhe dhe 27vjet kryetar pd ky or koqe quhet pushtet,e kupton o spiro I stalinit

  3. O byth shpuar i ores 15 :50 me taksat tona paguhesh ti more funderrin kazanash more ti shkerdhefsha motrat e gjith fisin more klysh kurve qe i del zot kurvit,

  4. Hurrah, that’s what I was looking for, what a information! existing here at this website, thanks admin of this web site.|

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *