• |
ide | kryesore

Skandali/ Përplasja banale e dy ish presidentëve, Topi – Nishani

Arkiva, Kryesore



Në të gjithë vendet normale normale të botës ata që kanë kryer detyrën e rrallë, sa me përgjegjësi po edhe aq honorifike të krerëve të shtetit, ndërhyjnë në debatin public për çështje veçanërisht të mëdha. Në kodet e tyre të pashkruara është marrja e fjalës vetëm për interest kombëtare, dhe sidomos moskomentimi i akteve të pasardhësve. Ashtu sikurse shumë gjëra në politikën shqiptare edhe kjo vlerë ka filluar të bastardohet.

Këtë po e dëshmon edhe sherrnaja sa banale, po aq edhe e turpshme mes me Bamir Topit dhe Bujar Nishanit.
Ish presidenti i viteve 2008 -2013 i cili po bën këto ditë promovimin e kujtimeve të tij: “Nocturn / Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, i ka dhënë një goditje nën brez atij që i zuri karrigen. Ai e ka trajtuar Bujar Nishanin si një njeri të ardhur nga hiçi duke kujtuar se në fund të viteve ’90 ai siguronte bukën e gojës duke punuar si pompist në një benzinatë.

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.
“–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai (Berisha). Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte. -Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, – tha Berisha. Pas një pauze të shkurtër i them se nuk kam përse mendohem, sepse e kam një emër. -Cili është? -Është personi që ka qenë kryetar komisioni në zonën tim elektorale, Bujar Nishani quhet, – i thash duke menduar se do e njihte ndopak. -Nuk e njoh, çfarë profesioni ka ky? -Ka qenë oficer dhe tani punon në një biznes privat, i punësuar.
E lash shpjegimin me kaq, për të mos e ndërlikuar situatën, duke mos i thënë që punonte në një pikë karburanti. Në fakt unë doja shumë që aty të ishte Bujari, pasi krijova konsideratë për të dhe doja t’ia ‘shpërbleja’ angazhimin që pati në punën e komisionit të zonës sime, ku beteja zgjedhore ishte një nga më të fortat në Tiranë. Berisha, pasi u mendua pak, me sa duket duke mos pasur ndonjë emër tjetër në mendje vazhdoi: Hajde nesër së bashku me të, ta takoj njëherë!”, shkruan Topi.

Kaq është dashur që edhe Nishani të marrë penën dhe të qëllojë fort. Ai nuk ka aluduar vetëm për fëmijët e rritur me gjobat që u viheshin prokurorëve dhe gjykatësve po e ka degraduar edhe më tej bisedën tek paraardhësi që shtrohej me ushqim dhe raki në zyrë, dhe që investimin e vetëm që bëri në presidencsë ishin kuzhina dhe menca.

Madje Bujari ka treguar edhe fillimet e njohjes me Bamirin kur qëndronin tek selia e partisë: “Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD. Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja t’i bëja shoqëri. Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, m’u pështiros. Pronarët e lokalit mund t’ia kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas, por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje” ka shkruar Nishani.
Dhe ta mendosh se për dhjetë vjet këta të dy personazhe kanë kryer rolin e presidentit dhe kanë qenë garantë të kushtetutës dhe simbol i unitetit të popullit.

©Lapsi.al



40 Comments

  1. Pse I hoqi mustaqet Nishani?A di Shkullak apo Jo? Kapterri ngelet kapterr,edhe krushku I Topit ,L.Bregasi kapterr ka qene,edhe Nishan dekorata kapterr ka qene dhe kapterr ka ngelur.

  2. Ish -presidentet e shqiperise, ca turpi, ca niveli, njerez te vegjel pa karakter, ne vend qe te ishin model

  3. Nuk ka asgje te keqe te punosh ne pike karburanti. Anetarja me e re dhe me e zeshme e kongresit amerikan Alexandra Ocasio Cortez punonte si kamarjere nderoke ishte aktiviste e partise demokratike amerikane,pak para se te zgjidhej. Tamam si rasti i Nishanit. Ne Amerike qajne qe nuk eshte 35 vjec( mosha e ligjshme per t’u zgjedhur president) se vetem ajo mund te munde Trumpin.
    Dyshimi qe kam une eshte se ne qofte se do ta kishte pas rama mundesine te zgjidhte i lire dy presidente, pas 12 vjetesh do ziheshin se kush pinte dhe tregtonte hashash dhe kush kokaine.

    1. ajo esht nje kuck socialiste qe s di ca thot njelloj si plakushi komunist i marre Sanders. E votojne vetem dembelat dhe njerzit qe duan qyl.

        1. Komunist i kuq, un punoj dhe jetoj si mbret, ti vdis ne albanistanin e mutit dhe shurres, krimit dhe bandave.

          Bye bye

          1. Avash ti more Miri Texas, ti punon si qen atje ne amerike, dhe si qen rron. Ne c’mbreteri rron ti atje more? Ne mbreterine e zezakeve apo meksikaneve. Apo psikopateve me are qe dalin ne shesh e vrasin cdo dite. Aman se e morrem vesh kush eshte edhe Amerika dhe se hiqeni zvarre si qena te zgjebosur. Sanders-it ti lash kembet e ti pish ujin, se ka ca ideale. Aman mos na hapni barkun ju me kapitalizmin e mutit te Amerikes se e morrem vesh se c’mut me ere te keqe eshte.

          2. Avash ti more Miri Texas, ti punon si qen atje ne amerike, dhe si qen rron. Ne c’mbreteri rron ti atje more? Ne mbreterine e zezakeve apo meksikaneve. Apo psikopateve me arme qe dalin ne shesh e vrasin cdo dite. Aman se e morrem vesh kush eshte edhe Amerika dhe se hiqeni zvarre si qena te zgjebosur. Sanders-it ti lash kembet e ti pish ujin, se ka ca ideale. Aman mos na hapni barkun ju me kapitalizmin e mutit te Amerikes se e morrem vesh se c’mut me ere te keqe eshte.

      1. E di si shume mire si eshte. Por ish- ministri jone i financave, gjeniu ahmetaj e mori si reference per politiken fiskale, alexandran qe thote papunesia eshte ulur sepse njerezit bejne dy pune. Pavaresisht kesaj sipas nje kerkimi te fox del se shumica e demokrateve do te kishin dashur ate si kandidate. Mund te jete idiote po ia del te terheqe vemendje. Ate e ke perdite ne faqen e pare te fox per ta sulmuar kuptohet , dhe cdo tweet i komentohet mbare e prape nga media. Ka aq infuence sa i prishi projektin Amazon,qe hapte 25 mije vende pune ne New York.

  4. ja keto jan njerezit qe propozon dhe zgjedh PD-ja per president. te dy jan zgjedhur vetem me votat e PD. Ja ca na ka qeverisur. Duan te vin prap ne pushtet keta injorante provincial, keta kebaba.

    1. Sigurisht, pacja the pilafi jane per provincialet. Ata me kulture preferojne nje pjate te madhe me makarona.

  5. ……se s’paguan pacen dhe pikafin Bamiri, c’faj i ka Bujari?!?!?
    Po kush ia mesoi fjalen “NOCTURN” ketij qerrarai thuaj!!

  6. e h ,,,, nuk thone kot rruaju nga HORRI, MORRI, KARI, DHE KATUNARI se po te vune poshte nuk ben hajer tere jeten. kete e ka gjetALBANISTANIN tone te dashur.

  7. Imagjino cfare perpjekjesh i duheshin Berishes per te bere bashke keta loqet qe formojne ate qe quajme PD. Shumica huligane, rrugec, ish hajdut pulash ne kohe te enverit qe gjasme nuk ishin ashtu por kishin sulmur sistemin….. mendo qe keta te dy kane qene nivelet me te larta….Sale respekte

  8. Ore dini gje e ka akoma ate partine ky qe krijoi me demek per te shkateruar PD nen hyqmin e Edi Rames , se te gjithe i iken pasi e pane se car ciniku ishte . Nje njeri medioker qe ngeli si vemje pas pushtetit vetem per faktin se e promovonin socialistat si njeri moderator brenda radheve te PD dhe ketit i dukej vetja vertet gjeni , nje medioker qe ka mare shume me shume se cka kontribuar per PD dhe tani ngeli duke i sherbyer ketij debilit qe kemi ne krye .Te lumte Bamke ja bere edhe sherbimin e fundit Rames , haram .Kandido edhe njehere per kryebashkiak se as votat e vellezerve te tu nuk do maresh , TURP ( po jo per kercenim ).

  9. Mut njoni e Kak tjetri. Bamiri ben mire te tregoje sa i ndershem ka qene me familjaret e tij, sepse vellait ja rrujti pronen pa pike turpi. Qe ka qene anetar partie ne kohen e dulles nuk e thote dhe qe ka qene doktor lopesh me profesion, as kete nuk e thote. Dhe vepra e tij e artit eshte maskaralleku qe beri ne janar te 2005 kur nuk votoi per mocionin ndaj qeverise nano. Ndersa ne lidhje me pasurine ky zorrtham e vertetoi me se miri qe e ktheu ne gjobvenie emrimin prokuror ose gjyqtar. Ndersa shoku nishani si “demokrat” i flakte qe eshte le te kete kurajon e te thote te kunderten e asaj qe i ka thene abdi baleta publikisht. Per ata qe nuk e dijne bujar nishani eshte ai kadeti qe deklaronte te bustin e enverit qe hoqi populli do ta vendosnin prape aty ku ishte. Ja pra keta jane “demokratet” e flakte sebashku me shokun sali qe e shkaterruan te djathten. Keta jane dhe plehrat qe kane qene ne krye te Shtetit. Kot nuk thone njerezit qe kemi shtet muti, sepse keta muter kane qene ne krye…

    1. Patate respekt ,ket Nishanin se honesp dot eshte thjesh lepires qe ne kohen e Dulles te bende armik te kalbte ,sa per Topin ishte veteriner dhe ashtu do vdesi por te lutem Avdi Baleten e kam pasur gjykates dhe e njof mire cfar vemje eshte ,nje bastard me i keq se Sal gelbaza

  10. Ka mbetur pa leke ishkreti-Tope- dhe u mendua te shkruante nje liber -”kujtimet e vegjelise-”.Per ta bere me moderrn i vuri titullin-Nocturn-

  11. Legen njeri langaraq tjetri. Parti shpellaresh dhe provincialesh. Dikur nishanra e topa, sot paloqe e mula.

    1. ka lezet Spiropidhi, Cuci – burri i gruas se Rames, Muci-Naci, Baci, Ylli “dhe-6-dit-buk-kemi” Bufi, TaoPalla, Sajme&Geron QorrXhafa, Beqja i sukseshmi ne jete….. etj!
      Ta lumsha synin moj Parti!

      1. Ke te drejt ,Noka , Gelbaza Sali ,Lul pederasti ,Mona e Leprit jo e floririt Salihani i ardhur nga mali apo kaubojsi i Paces se Mokres dhe me dhjetra te tjere or Stalin ,P.S .Aty rreth viteve 60 ke kinema Agimi tek shallvaret nje nur kurve me biografi te keqe i vuri djalit emrin Stalin mendonte se do shpetonte por uleriste u dhje Stalini mbas dy dopio .Kujtim nga plaku im ,ishin te dy ne burg . Si mundesh ta besosh Gelbazen apo keta pederast

  12. Llum PDje.
    Bomja qe i mbante dekoratat te canta shpines dhe i jepta majtas djathtas per ndere te vogla. Per ndere te medha ishin emerimet ne drejtesi. Krahature qe po e vuajme edhe sot.
    Nishani nga pedagog i shkolles bashkuar dhe pjese e grupit qe donte me rivendos bustin, u be i djathte dhe me vone president.

    Te dy nje race e qelbet qe Salehu i vuri ne detyre se i kishte te dy ne tave. E keqja eshte qe historia vazhdon me lylin kamarier ne Rinas.

  13. O rraca salihut,topi ne asnje moment nuk e ka ofenduar,por thjesht ne menyre lineare ka treguar si shkoje te emri I bujarit me propozim te veli rades per ta cuar te salihu,ku eshte e keqja ketu?jarit I paska ardhur keq pse topi ka treguar te verteten dhe ky I kulturuari kalon ne ofendime dhe lidhje te shkurtra si ben dhe salihu,shkollen e tij ka bere,jari nga natyra eshte I kompleksuar dhe inferior

  14. Eshte turp qe keta te dy kane qene ish president te shqiperise. Por ai stan ate bylmet ka keshtu qe mos u habisni shume. Sa ishte President si njeri si tjetri flisnin me heshtjen e tyre sepse e dinin qe po ta hapnin gojen do thoshin budallalleqe si tani

  15. Jari u tregua me integritet te larte si e ka mesuar salihu,ja dhiu topit edhe jari ka blere vilen ne farke kurseu parate kur ka qene kapter te beksat,salihu e largoje si shume komunista te tjere me reformen e famshme ne min e mbrojtjes

  16. Duke lexuar komentet kupton se cfare krokodilash ka ne llumin e saj PD, krokodila qe shqyejn cfare ju del perpara.

  17. I paemer: po ta ve emrin KAR, sd qenke kar nga trute. Saliu e gjithe shqiptaret tr qifshin Edvin Kristaq Aneta famen and company

  18. I paemer: po ta ve emrin KAR, sd qenke kar nga trute. Saliu e gjithe shqiptaret tr qifshin Edvin Kristaq Aneta famen and company????

  19. Ajo që nuk mar vesh në qëllimin e këtij shkrimi , është se ku kërkon të dalë autori.
    A mos kërkon të na thotë se presidentët e zgjedhur në sistemin demokratik pluralist janë njerëz të niveleve të ulta intelektuale e intelektual i shquar ishte Haxhi Lleshi ?

  20. TOPI ORDINER I ULET QE SHET SHOKET. ITHONE NJE FJALE: ORDINERI TE FTON NE DEBAT,TE UL NE NIVELIN E TIJ DHE TE MUND ME EKSPERIENCEN E TIJ! thotë:

    LULI

  21. Me emërimet në drejtësi të dy ish presidentët kanë favorizuar grykës në e korrupsionin. Fundërrina anë të një monedhe.

  22. Ky Topi më ngjan me Hamzanë, në kohën e Skenderbeut, prandaj çfarëdo që të ketë shkarravitur në atë paçavure libër, kujtimesh, ku arsyeja duket e errësuar dhe pushteti i tij i pamerituar, nuk ia vlen të shpenzosh kohë me tipa si ky. Vlera e tij barazohet me sukseset e partisë së tij dhe të Spartakut. Hajt Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *