• |
ide | kryesore

Tërheqja nga marrëveshja bërthamore, Irani akuzon SHBA për luftë propagandistike

Planet



Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, janë përshkallëzuar edhe më shumë pas replikave të kohëve të fundit midis zyrtarëve të lartë të dy vendeve. Zëdhënësi i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Alireza Miryousefi, e ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, se ka nisur një “luftë propagandistike” për të rritur potencialin e shpërthimit të konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Ky është vetëm shkallëzimi më i fundit në luftën propagandistike që SHBA zhvilloi kundër Iranit, duke përdorur inteligjencën e rreme. Kjo situatë mund të bëjë që të nisë një konflikt i hapur mes dy vendeve.”-  shtoi Miryousefi duke akuzuar se SHBA-të kanë vënë në përdorim inteligjencën artificiale. Sipas zyrtarit Miryousefi, Irani kurrë nuk ka pasur plane për të luftuar shtetet e tjera përreth, por gjithmonë ka vepruar në ndjekje të interesit shtetëror.

Marrëdhëniet SHBA-Iran u tendosën pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015, që shtyu Iranin të njoftonte se do të pezullonte angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues. Presidenti iranian, Hassan Rouhani, njoftoi se rezervat e uraniumit të pasuruar nuk do të eksportohen më, sikurse është bërë që pas nënshkrimit të marrëveshjes e deri më tani.

Përmes zbatimit të marrëveshjes së vitit 2015, synohej që në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, të arrihej frenimi i ambicieve dhe reduktimi i kapacitetit bërthamor të Iranit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *