• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohet për trafik të lëndëve narkotike një 52-vjeçar

Arkiva



Policia e Tiranës ka prangosur një tjetër të kërkuar për trafik të narkotikëve.

Shërbimi i Forcës së Posaçme Operacionale, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin F.M, 52 vjeç, banues në Tiranë.

52-vjeçari  ishte i shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *